Koçiu: Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta, sigurime shoqërore e shëndetësore për 14 mijë prindër dhe kujdestarë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi nga afër ambientet e reja të spitalit të Peqinit, një investim i Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili po transformohet në një Qendër Ekselence Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët me aftësi të veçanta nga 0 deri në 18 vjeç.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi nga afër ambientet e reja të spitalit të Peqinit, një investim i Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili po transformohet në një Qendër Ekselence Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët me aftësi të veçanta nga 0 deri në 18 vjeç.

Zëvendëskryeministrja Koçiu u shpreh se fëmijët me nevoja të veçanta, që deri dje udhëtonin larg për t’u trajtuar, do të kenë pranë shtëpisë së tyre një qendër model, me standarde europiane dhe me një ekip të plotë profesionistësh që punojnë së bashku për një qëllim: mirëqenien e fëmijës.

“Për herë të parë, fëmijët me nevoja të veçanta, që deri dje udhëtonin larg për t’u trajtuar, do të kenë pranë shtëpisë së tyre një qendër model me standarde evropiane dhe me një ekip të plotë profesionistësh të cilët punojnë së bashku për një qëllim: mirëqenien e fëmijës, duke krijuar kështu një hapësirë që nuk ofron vetëm shërbime, por shpresë, mbështetje dhe lehtësi në një rrugëtim shpesh të vështirë”, tha Koçiu.

“Fëmijët janë prioritet, e mbi të gjitha fëmijët që kanë nevojë për më shumë përkujdesje dhe mbështetje. Prandaj, paralelisht me këtë investim, po dyfishojmë pagesat mujore për rreth 11.000 fëmijë me nevoja të veçanta. Dhe për herë të parë, 14.000 kujdestarë, prindër dhe familjarë që i kanë kushtuar jetën kujdesin e përditshëm fëmijëve me aftësi të veçanta, do t’u njihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”, vijoi ajo.

Koçiu nënvizoi se e “gjithë hapësira spitalore në qytetin e Peqinit, e vjetra dhe e reja janë duke u transformuar në një kompleks të integruar modern për banorët e zonave përreth”.

“Dhe pikërisht ky është vizioni ynë që çdo qytet i Shqipërisë, i madh apo i vogël, të ketë të njëjtat mundësi, të njëjtat standarde shërbimi dhe të njëjtën hapësira evropiane, ku çdo qytetar të marrë mbështetjen e duhur”, tha Koçiu.

Ky vendim vjen pas miratimit të Aktit Normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave për buxhetin 2026 me në fokus më shumë mbështetje, investime dhe zhvillim për qytetarët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zhvillimi i ekonomisë malore, miratohen 11 zona të reja në Shijak

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e…