Escobar: Shqipëria, partneri ynë i besueshëm!

SHBA-të e rendisin Shqipërinë mes aleatëve më të besuar të Shteteve të Bashkuara brenda NATO-s.

SHBA-të e rendisin Shqipërinë mes aleatëve më të besuar të Shteteve të Bashkuara brenda NATO-s.

Kështu deklaron i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për gazetaren amerikane Ksenia Pavloviç dhe blogun e saj, ku vlerëson përparimin e shpejtë të vendit tonë.

“E them sinqerisht, Shqipëria si pjesë e rajonit po ecën shumë mirë, po të shihni ku e filloi Shqipëria në vitet ’90 dhe ku është tani. Janë një prej partnerëve tanë më të besuar në NATO dhe në çështje dypalëshe si siguria, tregtia, politika dhe stabiliteti rajonal. Ata po veprojnë siç duhet. Rruga e tyre drejt BE-së është e hapur. Në të vërtetë, çështja tani është se sa shpejtë mund të ecin reformat” deklaroi Escobar.

Ai shpreh mbështetje për propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Vizioni ynë mbetet që një Kosovë e pavarur dhe sovrane me demokraci multi-etnike brenda kufijve të saj aktualë. Ekziston marrëveshja e Brukselit për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe ky është detyrim ligjor. Çdo marrëveshje duhet ta përfshijë atë, sikurse propozimi franko-gjerman. Por theksojmë se nuk mbështesin një “Republika Srpska”, deklaroi ai. /ATSH

Manastirliu prezanton katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës

Katër nënkryetarët e rinj të bashkisë janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Manastirliu prezanton katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës

Katër nënkryetarët e rinj të bashkisë janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.