Lamallari takim me punonjës policie në pension: Mbajnë mbi supe histori sakrifice e përkushtimi

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari zhvilloi sot takim me disa punonjës policie në pension, duke u shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik në vend.


Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari zhvilloi sot takim me disa punonjës policie në pension, duke u shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik në vend.

Ministri vuri në dukje se punonjësit në pension kanë shërbyer me dekada dhe kanë dhënë kontribut të çmuar për sigurinë dhe rendin në vend, duke i cilësuar si njerëz që mbajnë mbi supe histori sakrifice, përkushtimi dhe profesionalizmi dhe që meritojnë mirënjohjen më të thellë.

Ministri nënvizoi se, takimi nuk ishte vetëm falënderim për të shkuarën, por edhe një reflektim mbi rrugën që Shqipëria po ndjek drejt Bashkimit Evropian.

“Puna dhe përkushtimi i tyre ndër vite kanë vendosur themelet mbi të cilat ne sot ndërtojmë institucione më të forta, më të besueshme dhe më pranë standardeve europiane”, shtoi Lamallari.

Ai vuri në dukje se, Shqipëria është në një proces real dhe të pandalshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian, negociatat vazhdojnë, reformat po japin rezultate dhe progresi po vlerësohet çdo ditë.

“Ky është një rrugëtim që kërkon stabilitet, seriozitet dhe institucione të forta, vlera që këta profesionistë i kanë mishëruar gjatë gjithë karrierës së tyre”, përfundoi ministri.

Marrë nga ATSH

Policia apel prindërve: Fëmijë në vijën e parë të përplasjeve, mos i lejoni të ekspozohen ndaj dhunës

Policia e Shtetit informoi sot se ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Policia apel prindërve: Fëmijë në vijën e parë të përplasjeve, mos i lejoni të ekspozohen ndaj dhunës

Policia e Shtetit informoi sot se ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat…