Gazetarja Rudina Xhunga,bashkëbisedim të hapur me komunitetin shqiptar në Greqi

Ambasada Shqiptare organizoi një mbrëmje të veçantë kushtuar fjalës, reflektimit dhe fuqisë së historive njerëzore, me gazetaren Rudina Xhunga


Në një bashkëbisedim të hapur me komunitetin shqiptar në Greqi, Ambasada Shqiptare organizoi një mbrëmje të veçantë kushtuar fjalës, reflektimit dhe fuqisë së historive njerëzore, me gazetaren Rudina Xhunga, një nga zërat më të spikatur të medias shqiptare, me një kontribut të gjatë dhe të qëndrueshëm në gazetarinë e shkruar dhe atë vizive.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË GREQI

👥💬 Në një bashkëbisedim të hapur me komunitetin shqiptar në Greqi, Ambasada organizoi një mbrëmje të veçantë kushtuar fjalës, reflektimit dhe fuqisë së historive njerëzore, me gazetaren Rudina Xhunga, një nga zërat më të spikatur të medias shqiptare, me një kontribut të gjatë dhe të qëndrueshëm në gazetarinë e shkruar dhe atë vizive.

💼 Me profesionalizëm dhe integritet, ajo ka ndërtuar ndër vite një stil të veçantë, duke sjellë intervista dhe reportazhe që nuk ndjekin zhurmën, por kërkojnë të vërtetën dhe thelbin e njeriut.

📌 Siç u theksua edhe nga Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga, Rudina Xhunga është ndër ato gazetare që nuk kanë nevojë të ngrenë zërin për t’u dëgjuar, pasi fjala e saj ka peshë dhe qetësia e saj flet më fort se çdo zhurmë. Ajo përfaqëson një model që depërton me qetësi, por lë gjurmë të thella në publik.

👉 Një vëmendje e veçantë iu kushtua platformës së saj “Dritare TV”, e cila sjell në qendër historitë e njerëzve të thjeshtë, duke krijuar një hapësirë ku zërat e komunitetit, përfshirë edhe diasporën shqiptare në Greqi, mund të dëgjohen dhe të ndihen afër.

✔️ Gjatë bashkëbisedimit, moderuar nga Ministrja Këshilltare znj. Eliverta Radomi, u ndanë reflektime mbi evolucionin e medias shqiptare, sfidat e gazetarisë në kohët moderne dhe rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës në një realitet gjithnjë e më të dominuar nga imazhi dhe shpejtësia.

🤝 Aktiviteti synoi të forcojë lidhjet mes medias shqiptare dhe diasporës, duke inkurajuar që historitë dhe përvojat e bashkëkombësve tanë të bëhen pjesë e një rrëfimi më të gjerë dhe domethënës.

✅ Ambasada fton të gjithë anëtarët e komunitetit që, nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e platformës Dritare TV, të kontaktojnë në adresën [email protected], për të ndarë historitë e tyre – histori jete të ndërtuara mes sfidave, përvojave dhe sakrificave, që meritojnë të dëgjohen dhe të frymëzojnë të tjerët.

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…