Malaj: Kur çmimi i naftës do të kalojë 220 lekë, Bordi i Transparencës ulë me 8 lekë akcizën

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se “ulja e akcizës, prej 8 lekësh, do të llogaritet nga vetë Bordi i Transparencës në momentin që çmimi kalon 220 lekë për litër dhe bizneseve u komunikohet çmimi i reduktuar i tregtimit me pakicë prej 213 lekësh”.


Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se “ulja e akcizës, prej 8 lekësh, do të llogaritet nga vetë Bordi i Transparencës në momentin që çmimi kalon 220 lekë për litër dhe bizneseve u komunikohet çmimi i reduktuar i tregtimit me pakicë prej 213 lekësh”.

Gjatë konferencës për mediet, Malaj shpjegoi mënyrën se si do të aplikohet akciza e reduktuar në momentin që kemi një rritje të çmimit të karburanteve mbi nivelin 220 lekë të përcaktuar.

“Në momentin që Bordi i Transparencës do të caktojë që çmimi i tregtimit me pakicë do jetë 221 lekë, në këtë moment merret vendimi që çmimi i shitjes do jetë 221 lekë minus reduktimi i akcizë 20%, pra do të jetë 213 lekë. Kjo do bëhet në baza ditor. K ur çmimi kalon mbi 220 lekë, do kemi një reduktim të çmimit me pakicë me 8 lekë. Kur çmimi do jetë nën 220 lekë, do jetë çmimi që ka përcaktuar Bordi”, tha ministri.

Sa përket procesit të gjurmimit, Malaj theksoi se “kemi dy momente kryesore. Nëpërmjet kompanisë shtetërore ku do të vijohet me markimin e karburanteve që do të tregtohen në territorin e Shqipërisë. Cilësia e markimit do të jetë e niveleve më të larta në përputhje me kërkesat dhe standardet evropiane”.

“Ndërkohë që paralelisht me këtë edhe ato karburante që kalojnë tranzit, autobotet që bëjnë transportin e lëngut të djegshëm, do të modifikohen me pulla digjitale të cilat do të ndiqen në kohë reale nga momenti që ngarkesa hyn në territorin e Shqipërisë deri në momentin që del nga territori. Në momentin që ngarkesa del nga Shqipëria, këto elementë sigurie do të hiqen nga kamioni dhe vijon pastaj më tej në destinacionin final”, shpjegoi ministri i Financave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”, njerëzit duan më shumë cilësi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”, njerëzit duan më shumë cilësi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit “Rilindja 2.0”