Binaj: Tatimet do të implementojnë 11 shërbime të reja digjitale

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj bëri me dije se digjitalizimi i shërbimeve është një nga shtyllat kryesore të Administratës Tatimore për të përmirësuar shërbimet ndaj tatimpaguesve.


Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj bëri me dije se digjitalizimi i shërbimeve është një nga shtyllat kryesore të Administratës Tatimore për të përmirësuar shërbimet ndaj tatimpaguesve.

Deklarata e Binajt erdhi gjatë konferencës me gazetarët, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe Besmir Beja, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Binaj tha se gjatë vitit 2025 u implementuan disa shërbime digjitale dhe nga më të rëndësishmet ishin digjitalizimi i aplikimit për shmangie të tatimit të dyfishtë, si dhe plotësimi i deklaratës së TVSH-së, afati për të cilën ishte fundi i vitit 2026.

Binaj tha se “paraplotësimi i deklaratës së TVSH-së rriti nivelin e deklaruesve në afat dhe rezultoi në kursimin e 54 mijë orëve pune për tatimpaguesit”.

“Paraplotësimi i deklaratës DIVA rezultoi në kursimin e 36 mijë orëve pune për tatimpaguesit, duke e bërë deklarimin më të thjeshtë. Digjitalizimi i vërtetimit të pagës vjetore rezultoi në kursimin e 1.5 milionë orëve pune për tatimpaguesit”, tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, informoi se pavarësisht disa vështirësive në sistemin e prokurimeve të shërbimeve nga kompanitë IT për digjitalizimin e shërbimeve tatimore gjatë vitit 2026, DPT, së bashku me AKSHI-n, kanë planifikuar implementimin e 11 shërbimeve.

Binaj tha se ndër shërbimet më të rëndësishme janë automatizimi i rimbursimit të fermerëve, automatizimi i procesit të rimbursimit të individëve, automatizimi i marrëveshjes së paqes fiskale etj.

“Krahas digjitalizimit dhe përmirësimit të shërbimit ndaj tatimpaguesve, aksioni ndaj informalitetit në funksion të rritjes së pensioneve vazhdon me intensitet. Administrata Tatimore është e fokusuar në disa sektorë si ndërtimi, turizmi, shërbimet mjekësore dhe kujdesi personal, tregtia bujqësore, sektori i hidrokarbureve”, vijoi ai.

“Në sektorin e ndërtimit kemi përfunduar fazën e parë të mbledhjes së informacionit nga agjencitë imobiliare. Faza e informimit u zgjat deri në mars 2026 për t’i lënë më shumë kohë tatimpaguesve. Rezultatet gjatë kësaj faze ishin premtuese, rreth 29% rritje e deklarimeve dhe 14% rritje në kontributet për sigurimet shoqërore”, tha Binaj.

Administrata Tatimore tha Binaj filluar vlerësimin e dokumentacionit të marrë nga agjencitë imobiliare për komisionet e padeklaruara dhe do të vazhdojë hetimin për formalizimin e pagave.

Sipas tij, në sektorin e turizmit, Administrata Tatimore është fokusuar në të dhënat e marra nga Booking dhe Airbnb, si dhe në sensibilizimin e tatimpaguesve për deklarimin e të ardhurave personale.

“Booking kishte 7–8 mijë tatimpagues për rreth 80 milionë euro rezervime, ndërsa Airbnb kishte rreth 8500 tatimpagues për 40 milionë euro rezervime”, tha Binaj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…