Malaj: Aktet nënligjore për Paqen Fiskale po konsultohen me ndërkombëtarët

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi sot se të gjitha aktet nënligjore lidhur me Paqen Fiskale dhe faljen e detyrimeve tatimore janë dërguar për konsultim tek partnerët ndërkombëtarë.


Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi sot se të gjitha aktet nënligjore lidhur me Paqen Fiskale dhe faljen e detyrimeve tatimore janë dërguar për konsultim tek partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë një konference për shtyp, Malaj sqaroi se përse nuk ka nisur ende zbatimi i paqes fiskale.

“Në lidhje me paqen fiskale dhe faljen e detyrimeve, të gjitha aktet nënligjore dhe udhëzimet përkatëse janë përfunduar nga Ministria e Financave. Duke qenë se kanë qenë dy ligje shumë të diskutueshme aktet nënligjore ne i kemi përcjellë tek partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Malaj.

Ministri theksoi se priten komentet për përmirësime eventuale ose sugjerime që partnerët ndërkombëtarë mund të kenë.

“Në momentin që do të marrim përgjigje nga partnerët tanë ndërkombëtare do të vijojmë menjëherë me publikimin e tyre dhe pa diskutim me implementimin e plotë të ligjit si për paqen fiskale edhe për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore”, tha Malaj.

Burimi ATSH

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri