Hainan, mblidhen ekspertë për çështjen e Detin e Kinës Jugore

Aktivitetet e bashkorganizuara nga Grupi Mediatik i Kinës, Instituti Kombëtar për Studimet e Detit të Kinës Jugore dhe Qendra “Huayang” për Bashkëpunimin Detar dhe Qeverisjen Oqeanike, mblodhën rreth 200 studiues dhe përfaqësues të fushës përkatëse nga mbi 20 vende e rajone të botës.


Nga e premtja deri të shtunën, në Boao dhe Sanya të provincës Hainan të Kinës Jugore u zhvilluan përkatësisht një forum dhe një tryezë e rrumbullakët mbi çështjen e Kinës Jugore. Aktivitetet e bashkorganizuara nga Grupi Mediatik i Kinës, Instituti Kombëtar për Studimet e Detit të Kinës Jugore dhe Qendra “Huayang” për Bashkëpunimin Detar dhe Qeverisjen Oqeanike, mblodhën rreth 200 studiues dhe përfaqësues të fushës përkatëse nga mbi 20 vende e rajone të botës.

Në tryezën e rrumbullakët me temën “Vatra e përbashkët” më shumë se dhjetë ekspertë nga Kina, Mbretëria e Bashkuar, Indonezia, Malajzia, Filipinet dhe Singapori zhvilluan dialog me prani fizike ose në internet mbi promovimin e qeverisjes oqeanike, mbrojtjen e sigurisë detare, si edhe zhvillimin e ekonomisë blu.


Foto nga CMG

Ekspertët vunë në dukje që, ndërsa konfliktet gjeopolitike globale vazhdojnë të përshkallëzohen, ndikimi i tyre mbi sigurinë dhe qeverisjen detare vazhdon të përhapet, duke përbërë sfida të reja për qëndrueshmërinë detare rajonale dhe rendin detar ndërkombëtar. Në këtë sfond, koncepti i një komuniteti detar me një të ardhme të përbashkët po demonstron gjithnjë e më shumë vlerën e tij bashkëkohore dhe rëndësinë praktike.

Wu Shicun, kryetari i Komitetit Akademik të Institutit Kombëtar për Studimet e Detit të Kinës Jugore dhe kryetari të Qendrës “Huayang” për Bashkëpunimin Detar dhe Qeverisjen Oqeanike, theksoi në fjalimin e tij se koncepti i një komuniteti detar me një të ardhme të përbashkët është çelësi për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet detaria. Deti i Kinës Jugore mund të shërbejë si një terren prove për ndërtimin e një komuniteti të tillë, të orientuar nga qëndrueshmëria dhe lulëzimi i rajonit, të bazuar te paqja, mbrojtja e mjedisit dhe shkëmbimet rinore.


Foto nga CMG

Ndërsa Martin Jacques, akademik i njohur britanik dhe ish-studiues i lartë i Departamentit të Politikës dhe Studimeve Ndërkombëtare pranë Universitetit të Kembrixhit, vlerësoi lart rolin e qeverisë kineze në përballimin e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit detar, duke vënë veçanërisht në dukje që Kina nuk ka munguar kurrë në mekanizma të tillë bashkëpunimi, kur Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të tërhiqen prej tyre.


Foto nga CMG

Rommel Banlaoi, kryetari i Shoqatës Filipinase për Studimet e Sigurisë Ndërkombëtare, u shpreh se, prej kohësh, Deti i Kinës Jugore ka qenë vatra e përbashkët e vendeve përreth, të cilat kanë bashkëjetuar në mënyrë paqësore. Por ndërhyrjet e forcave të jashtme kanë krijuar kaos këtu. “Nëse dëshirojmë që Deti i Kinës Jugore të bëhet një det i paqes, i miqësisë dhe i lulëzimit, duhet të fokusohemi te paqja, jo te kundërvënia,” vuri në dukje ai.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Durrësi, destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj

Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj edhe për…