Richard Grenell: Shqipëria shumë e bukur, Edi Rama një vizionar

Ish i dërguari i presidentit Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, intervistë për News 24.


Nga Aurora Golemi, News 24

Pas vizitës në Serbi, ish i dërguari i presidentit Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, zgjodhi të vizitojë Shqipërinë.

Ndalesën e parë diplomati amerikan e bëri në “Prestige Resort” në Golem, ku  u prit nga presidenti i “Hysenbelliu Group” zoti Irfan Hysenbelliu. Grenell nuk i kurseu fjalët që shprehnin admirimin për resortin e mrekullueshëm dhe natyrën e bukur shqiptare.

“Ne jemi duke parë për mundësia që të investojmë përmes investimeve të huaja në Ballkan, por më specifikisht në Shqipëri dhe bregdeti i Shqipërisë është i mrekullueshëm, është vendi ideal. ‘Prestige Resorti’ është vërtetë i mahnitshëm, një vend të fantastik k krahasuar me gjithë botën. Fakti që jam këtu, në këtë resort është një nder për mua.  Deti më pëlqen më tepër, është i përkryer, unë vetë vij nga Los Angelos, pra jetoj pranë detit por këtu deti është ekstremisht i bukur. I dua shqiptarët, dua kuzhinën shqiptare, është e mrekullueshme. Sapo erdhëm këtu dhe do ta shijojmë këtë deri javën tjetër”, tha Grenell.

Në një intervistë ekskluzive për News 24, Richard Grenell tregoi arsyen që e riktheu në Ballkan, pasi la detyrën e lartë në administratën Trump.

Grenell tha se po promovon  investimet e huaja dhe bashkëpunimin ekonomik ne rajon, si e vetmja mënyrë për te garantuar mirëqenie për te gjithë qytetaret por veçanërisht  për të siguruar më shumë mundësi punësimi për brezin e ri.

 “Vizioni i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbinë, kishte të bënte me krijimin e vendeve të punës, me ekonominë, ideja ishte që rajoni I Ballkanit të ecte përpara. Ne kemi folur për politikën për dekada të tëra, por nuk kishte shumë progres kur ishim vetëm të ulur në tavolinë dhe diskutonim vetëm për politikë, kështu që ishte dëshira jonë që të përparonim ta shtynim më tej duke folur për zhvillimin ekonomik, duke folur për punësimin e rinisë, ja këtë kemi pare së fundmi, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike që bëri të mundur administrata Trump ishte shumë e frytshme.

Por, ajo që ne duam të shohim është vijimësia e atij investimi, ja prandaj jam këtu, nuk punoj më për qeverinë, Jam në sektorin privat, dhe ne jemi duke parë mundësi të për të krijuar një sektor privat për investimet e huaja në Ballkan. Këtu jemi për të pare projekte të ndryshme, për te kuptuar më mire kë investitor duhet të sjellim për investimet e huaja”, tha Grenell.

Si një diplomat që kishte nën mbikëqyrje ecurinë e bisedimeve Kosovë-Serbi, Grenell komenton edhe vendimin e Kosovës për të qenë jashtë iniciativës “Open Ballkan” siç është emërtuar “Minishengeni Ballkanik”. Për të vendimi i Albin Kurtit është thjesht i gabuar

“Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova, njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve”, tha Grenell.

Por, vizionar quan Edi Ramën, i cili ka treguar lidership në këtë iniciativë që sipas tij do të krijojë më shumë vende pune për shqiptarët dhe jo vetëm për gjithë Ballkanin

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi këtë lidership, Rama e shikon qartësisht, se zhvillimi ekonomik, dhe refuzimin e asaj politike, shikoj të rinj të presin që të kenë vende punë, ata duan të shikojnë që industri të reja po vijnë në vendin e tyre, dhe unë mendoj se vizioni që ka kryeministri Edi Rama, është një vizion shumë i mirë për njerëzit, kjo do të thotë një jetë më e mirë për shumë shqiptarë, dhe sigurisht në mbarë Ballkanin”, tha Grenell

I pyetur nga News 24 për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), për ish kryeministrin Sali Berisha apo edhe për deklaratën e këtij të fundit për ndikimin e George Soros apo kryeministrit Rama te Departamenti i Shtetit, Grenell u rezervua ne komente

“Shiko, këto janë vendime të administratës se tanishme dhe nuk do t’i komentoj”, tha Grenell

Diplomati amerikan po shijon ditët e nxehta te këtij gushti ne vendin tonë dhe ka zgjedhur te shijoje perlat e bregdetit shqiptar.

 

 

 

 

 

 

 

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…