Qershori sjell fluks të lartë turistësh në Shkodër

Shkodra është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.


Shkodra është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.

Rrugët karakteristike të qendrës historike, pedonalja, muzetë, kalaja dhe shëtitorja buzë liqenit janë gjallëruar nga turistë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rrugët e qytetit të mbushura me turistë të huaj, të cilët shijojnë mikpritjen shkodrane, gastronominë tradicionale dhe peizazhet unike të zonës.

Një pjesë e madhe e turistëve e përdorin Shkodrën si pikënisje për të eksploruar destinacione të njohura natyrore si Thethin, Valbonën dhe Liqenin e Shkodrës, duke e kthyer qytetin në një nga qendrat kryesore të turizmit verior.

Vizitorët vlerësojnë veçanërisht kombinimin e trashëgimisë historike me natyrën dhe atmosferën e qetë që ofron qyteti, elementë që e kanë bërë Shkodrën një destinacion gjithnjë e më të preferuar në hartën turistike të Shqipërisë.

Vitet e fundit, Shkodra është shndërruar në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, falë kombinimit të turizmit kulturor, me atë të natyrës dhe aventurës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama liron nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas masës së dhënë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama liron nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas masës së dhënë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të…