
Tag: Aktualitet
Shqipëria synon të përfshijë Inteligjencën Artificiale në proceset e prokurimit publik brenda vjeshtës së vitit 2027, në kuadër të bashkëpunimit me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).
Administrata publike në Shqipëri synon të kalojë gradualisht drejt automjeteve elektrike, përmes një objektivi që parashikon që 100% e automjeteve të lehta të reja të prokuruara nga institucionet publike të jenë automjete elektrike ose hibride plug-in.
Nisma është pjesë e reformës në fushën e pronësisë industriale dhe lidhet me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Projektligji është shqyrtuar dhe miratuar në komisionet parlamentare përkatëse gjatë muajit korrik 2026 dhe parashikohet të vijojë procedurat në Kuvend
Në shtator shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të zbatojnë programin “Pas Shkolle”, ku do të ndërthuret mbështetja në mësime me aktivitete edukative, krijuese dhe argëtuese.
Kryeministri Edi Rama informoi sot se “ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës”.
Prej ditës së sotme kanë nisur të zbatohen ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj shkelësve me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve.
Shqipëria vijon të shënojë progres në zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit evropian, duke përfituar mbështetje financiare në kuadër të Planit të Rritjes (Growth Plan) të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit në fshatin Riban, në bashkinë Mallakastër.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke deklaruar se vendi ka pritur mjaftueshëm dhe se tashmë është koha të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Rritja e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik të grave në nivel vendor ishte në fokus të takimit të Grupit të Punës për Barazinë Gjinore dhe Gratë në Vendimmarrje, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me UN Women Albania.








