Zjarri në Krujë, Rama: Shteti ishte në këmbë, heronjtë shmangën një bilanc që mund të ishte tragjik

Kryeministri Edi Rama informoi sot se “ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës”.


Kryeministri Edi Rama informoi sot se “ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës”.

Në një postim në rrjetet sociale Rama tha se “në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese”.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për zjarrfikësit, teksa ndau edhe një mesazh të një banori të Krujës.

“Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës: “Zoti Kryeministër! Ju lutem zjarri po merr përmasa të mëdha në Krujë! Po punojnë si heronj. Zoti ia shpërbleftë… por era po e përhap me shumë shpejtësi. Në është e mundur për përforcime të tjera… shteti është në këmbë i tëri””, tha Rama.

Operacionet për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit në Malin e Krujës kanë vijuar me intensitet, me angazhim të pandërprerë gjatë gjithë natës të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura. Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Në terren dhe nga ajri janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2, 2 dronë me kamera termike të AKMC-së dhe autoambulanca.

Burimi ATSH

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…