Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Përballim efikas i fluksit rekord të udhëtarëve

Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo vizitoi sot punonjësit e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të cilët i falenderoi për angazhimin dhe përkushtimin gjatë një sezoni turistik me flukse të jashtëzakonshme udhëtarësh.


Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo vizitoi sot punonjësit e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të cilët i falenderoi për angazhimin dhe përkushtimin gjatë një sezoni turistik me flukse të jashtëzakonshme udhëtarësh.

I shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ministri Demo vlerësoi punën e strukturave që çdo ditë përballojnë hyrje-daljet në pikën kryesore kufitare ajrore të vendit, duke garantuar njëkohësisht shërbim të shpejtë, siguri dhe kontroll kufitar.

Vetëm gjatë muajve të verës, Policia Kufitare në Rinas ka punuar me ngarkesë të shtuar për të përballuar flukse që kanë arritur në dhjetëra mijëra pasagjerë në ditë.

Në muajin gusht u raportua për afro 55 mijë pasagjerë në ditë dhe kalimin e shërbimeve kufitare në regjim 12-orësh gjatë sezonit turistik.

Duke iu drejtuar efektivëve, ministri Demo u shpreh se kontakti i parë që shumë vizitorë kanë me Shqipërinë është pikërisht me punonjësit e Policisë Kufitare.

“Ju jeni fytyra e parë që udhëtarët shohin kur mbërrijnë për vendin tonë dhe marrëdhënia që ne krijojmë me këdo që futet në kufi, qytetarë vendas e të huaj, është siguria që duam të përçojmë”, u shpreh ministri.

Demo falenderoi punonjësit e Policisë për profesionalizmin me të cilin kanë përballuar rritjen e ndjeshme të flukseve gjatë sezonit turistik, duke nënvizuar se rezultatet e arritura janë mbi të gjitha rezultat i punës së njerëzve në terren.

“Çdo gjë nis me punonjësin e Policisë, sjellja e të cilëve duhet të jetë një model qytetarie që duhet të shtrihet tek të gjitha shërbimet duke nisur nga pikat kufitare”, u shpreh ministri Demo.

Gjatë takimit u evidentua edhe përdorimi gjithnjë e më i madh i teknologjisë në përpunimin e udhëtarëve dhe në përmirësimin e shërbimit.

Përtej uniformave policore, përmirësimi i shërbimeve evidentohet edhe përmes përdorimit të teknologjisë, modernizimin e sistemeve dhe pajisjeve të kontrollit kufitar dhe sistemit e-Gate, që kanë mundësuar shkurtimin e kohës së përpunimit dhe menaxhimin më efikas të flukseve.

Ministri i Brendshëm përmendi se teknologjia do të vijojë të jetë një instrument i rëndësishëm, por nuk zëvendëson rolin e punonjësit të Policisë. “Ne do punojmë fort që ta shtrijmë përdorimin e teknologjisë në të gjitha shërbimet, jo thjesht kufitare, për të rritur efikasitetin, për të garantuar sigurinë publike dhe për të krijuar një eksperiencë të re referimi për qytetarin në territorin e Shqipërisë”, shtoi ai.

Gjithashtu, Demo theksoi se rritja e numrit të udhëtarëve kërkon që shteti të vazhdojë të investojë paralelisht në kapacitete njerëzore, teknologji dhe kushte më të mira pune, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të bëhet më i shpejtë pa cenuar standardet e sigurisë së sezonit të ardhshëm turistik dhe nevojën për të vlerësuar forcimin e kapaciteteve të Komisariatit të Rinasit.

“Së bashku me Drejtorin, ne po shohim mundësinë që të përgatitemi edhe më mirë për sezonin e festave dhe sezonin tjetër turistik, duke përforcuar Komisariatin e Rinasit, për të përballuar fluksin e turistëve që tashmë Shqipëria pret”, tha Demo, referuar nevojës për forcimin e burimeve njerëzore.

Marrë nga ATSH

Jaupaj nënshkruan marrëveshje me IUCN: Projekte konkrete për mbrojtjen e natyrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit teknik ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj nënshkruan marrëveshje me IUCN: Projekte konkrete për mbrojtjen e natyrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit teknik ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen…