Rama: Marrëveshje me komunitetet për mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Ministria e Mjedisit do të ndërtojë marrrëveshje me komunitetet në zonat turistike për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Ministria e Mjedisit do të ndërtojë marrrëveshje me komunitetet në zonat turistike për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në podkastin “Flasim”, Rama u ndal te çështja e pastrimit dhe mbrojtjes nga zjarri veçanërisht në zonat pyjore me potencial turistik.

“Ne do bëjmë disa prova që të ndërtojmë ca marrëveshje me komunitetet e njerëzve që merren me turizëm në këto territore. Do të bëjmë partneritet midis Ministrisë së Mjedisit edhe një komuniteti që mund të krijojë një shoqatë apo këshillë të përbashkët dhe që merr përsipër të bëjë disa gjëra më shumë, sesa thjesht atë punën e vet aty”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se çdo sipërmarrje do të kujdeset për territorin, duke lajmëruar në kohë kur ka një problem të pastrimit të pyllit.

“Pastrimi i pyllit e bën më pak vulnerabël drejt zjarrit. Po ashtu do të lajmërojnë edhe kur ka nevojë për të bërë një pastrim të një sasie të caktuar mbetjesh që papritur bëhet problem. Apo për të ndaluar zhvillime ndërtimesh pa leje, prerje pyjesh të paligjshme etj.”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se duhet të kuptohet se sidomos në këto territore të veçanta që janë shumë të lidhura me çfarë ofron natyra, produkti nuk është thjesht ai që ofrohet në nivelin individual ose familjar.

“Kjo është pjesa më e vogël e ofertës së madhe që është Komani, ose që është lumi i Shalës. Në qoftë se ai produkt fillon edhe cenohet sado bukur ta kesh ti atë bujtinën tënde, ose atë kampingun tënd, prurjet ekonomike të tuat fillojnë të cenohen, sepse njerëzit fillojnë largohen aty ku nuk ruhet natyra”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se po krijohet një fond për ta mbështetur këtë lloj iniciative, pa qëllim fitimi.

“Kjo është vullnetarizëm, sepse fitimin secili e ka tek biznesi i vet, po së bashku mbrojnë produktin e madh, mbrojnë brandin. Në momentin që lumi i Shalës sot është një brand edhe ai brand duhet mbrojtur. Në qoftë se ai prishet të gjithë ata që punojnë prej tij lëndohen. Kështu që ai brand duhet ruajtur me të gjithë komponentët që ka, që nga paprekshmëria e natyrës, tek higjiena, tek mënyra si ndërtohet, tek pastrimi i pyllit për efekt të mbrojtjes nga zjarri”, shtoi Rama.

Rama theksoi se është fatkeqësi e madhe që komunitetet dhe pasuri të tëra të dëmtohen nga zjarret sepse nuk janë mjaftueshmërisht të organizuar për t’i paraprirë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Marrëveshje me komunitetet për mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Ministria e Mjedisit do të ndërtojë marrrëveshje me komunitetet në zonat turistike…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Marrëveshje me komunitetet për mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Ministria e Mjedisit do të ndërtojë marrrëveshje me komunitetet në zonat turistike…