
Category: Ministrite
E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, deklaroi sot se të dhënat e sakta dhe të mirëhartuara janë thelbësore për të marrë masa konkrete dhe për të ndërtuar politika efektive.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me kartat e lejes së qëndrimit për aplikuesit shqiptarë në Greqi, sipas modeleve europiane.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po vazhdon investimin në aparatura me teknologji moderne për kurimin dhe ndërhyrjet kirurgjikale në spitalin onkologjik
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot nga Athina heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë nga Greqia, duke e cilësuar si referencë ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga Ministria e Mjedisit, ku u diskutuan strategjitë për mobilizimin e fondeve klimatike në vend, në kuadër të Paktit të Gjelbër të BE-së dhe Programit të Gjelbër të Ballkanit Perëndimor.
Në nisje të vizitës së saj zyrtare në Athinë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit mëngjesin e sotëm nga presidenti i Greqisë, Konstantinos Tassoulas.
Delegacioni shqiptar i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit mori pjesë në takimin ministerial të Këshillit të Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore (CoMoCoSEE), i organizuar në bashkëpunim me UNESCO.
Zv. ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, zhvilloi një takim me ministren e Planifikimit, Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Egjiptit, Rania Al-Mashat, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim këshillues me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Prindërve me qëllim forcimin e mekanizmave të komunikimit mes institucioneve arsimore dhe prindërve.









