Malaj: Forcojmë kornizën fiskale dhe ligjore për financimin e projekteve klimatike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga Ministria e Mjedisit, ku u diskutuan strategjitë për mobilizimin e fondeve klimatike në vend, në kuadër të Paktit të Gjelbër të BE-së dhe Programit të Gjelbër të Ballkanit Perëndimor.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga Ministria e Mjedisit, ku u diskutuan strategjitë për mobilizimin e fondeve klimatike në vend, në kuadër të Paktit të Gjelbër të BE-së dhe Programit të Gjelbër të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Malaj theksoi se financimi klimatik nuk është thjesht një çështje teknike, por një sfidë globale që lidhet me besimin në institucionet publike, qeverisjen ekonomike dhe angazhimin afatgjatë. Ai nënvizoi se Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm përmes konsolidimit makro-fiskal, reformave strukturore dhe forcimit institucional, duke ofruar siguri për partnerët ndërkombëtarë të financimit klimat.

Ministri nënvizoi se stabiliteti ekonomik i vendit, rritja e PBB-së me rreth 4% në vitin 2025 dhe përmirësimi i vlerësimit të kreditit sovran nga agjencitë ndërkombëtare, janë tregues të qartë të besueshmërisë së Shqipërisë për menaxhimin e fondeve klimatike. Ai shtoi se kuadri fiskal i vendit ka mundësuar uljen e borxhit publik në rreth 53% të PBB-së, duke ruajtur hapësirën për investime strategjike në projekte klimatike.

Në kuadër të politikave klimatike, Malaj përmendi zbatimin e taksës së karbonit mbi qymyrin, menaxhimin më efikas të sektorit energjetik, orientimin e subvencioneve drejt burimeve të rinovueshme dhe integrimin e konsideratave klimatike në buxhetimin afatmesëm. Ai informoi gjithashtu se gjatë Fazës II të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026–2028 janë identifikuar 14 programe buxhetore që përfshijnë masat për ndryshimet klimatike.

Malaj bëri me dije se miratimi i Agjendës së Reformave të Shqipërisë në tetor 2024 ka zhbllokuar një paketë financimi prej 922.1 milionë eurosh për periudhën 2024–2027, ku tranzicioni i gjelbër është një nga shtyllat kryesore. Reformat rregullatore dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, Banka Botërore, BEI dhe BERZH, sigurojnë investime të qëndrueshme klimatike me ndikim afatgjatë.

Në përmbyllje, ministri theksoi se Shqipëria sheh partneritetin për financimin klimatik si një proces të ndërsjellë, duke ofruar stabilitet makroekonomik, angazhim politik dhe një axhendë reformash të qartë, dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Qose pret të dërguarin special të Trump, në fokus lufta kundër fentanilit dhe trafikut të drogës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose ka pritur sot në një takim dypalësh të Dërguarin Special…

Global 360

Vuçiç shpërndan parlamentin dhe shpall 25 tetorin ditë zgjedhjesh kombëtare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare Serbe dhe ka shpallur zyrtarisht zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qose pret të dërguarin special të Trump, në fokus lufta kundër fentanilit dhe trafikut të drogës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose ka pritur sot në një takim dypalësh të Dërguarin Special…