Lamallari takon homologun austriak: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Gerhard Karner, në kuadër të pjesëmarrjes në “Europa Forum Wachau”.

Hoxha në Suedi, merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur takimi jozyrtar i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Jaupaj: Kalimi i AMBU-së te Ministria e Mjedisit, në përputhje me standardet e BE-së

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi në Kuvend projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për burimet ujore’, të ndryshuar”, i cili parashikon kalimin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) nga varësia e kryeministrit në varësi të Ministrisë së Mjedisit.

Lamallari: Shqipëria, partner i besueshëm i Europës për sigurinë dhe menaxhimin e migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mori pjesë sot në forumin ndërkombëtar “Europa Wachau”, të zhvilluar në Krems të Austrisë, me ftesë të ministrit të Brendshëm austriak, Gerhard Karner, dhe komisionerit europian për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner.

Ismaili: Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor kalon në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili prezantoi sot në Kuvend projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

Salla: Skema kombëtare e mbështetjes për fermerët nis më 25 maj, IPARD III në analizë nga BE-ja

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot se paketat për akreditimin e IPARD III janë dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe po analizohen nga Komisioni Evropian që prej 30 prillit, me qëllim forcimin e standardeve të kontrollit, auditimit dhe integritetit në përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Nis zbatimi i projektit “Vjosa e Gjelbër”, në fokus zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e biodiversitetit

Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj zhvilloi sot mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “Vjosa e Gjelbër – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”

Sala: Spitali Universitar i Traumës drejt modernizimit, asnjë qytetar nuk është lënë pa shërbim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi sot në Kuvend se Spitali Universitar i Traumës nuk është mbyllur, ndërsa shërbimi për pacientët vijon normalisht.

Sala: Spitali i Lushnjës pjesë e programit kombëtar të investimeve, rehabilitim i mjediseve dhe modernizim i pajisjeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, deklaroi sot në Kuvend se spitali bashkiak i Lushnjës është pjesë e programit kombëtar të investimeve në infrastrukturën spitalore, duke theksuar se shërbimet për qytetarët vijojnë normalisht gjatë procesit të rikonstruksionit.

Mbi 27 mijë nxënës të klasave V testohen sot, Kumbaro: Më të vegjlit bëhen për herë të parë pjesë e sistemit të provimeve

Nxënësit e klasave të pesta në të gjithë vendin po zhvillojnë sot provimin për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor, i njohur si VANAF.