Strategjia për sigurinë rrugore, infrastrukturë e duhur për uljen e aksidenteve

Dokumenti i përgatitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si dhe institucionet e linjës, vendos si objektiv që deri në vitin 2030 numri i viktimave nga aksidentet rrugore të ulet në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian.

Sala: Plani i veprimit për garancinë evropiane, angazhim konkret për të mbështetur fëmijët dhe familjet në nevojë

Rreth 100 mijë fëmijë që përballen me përjashtim social ose me vulnerabilitete komplekse do të përfitojnë nga ndërhyrjet e parashikuara në planin e veprimit për garancinë evropiane për fëmijët 2026–2030.

Lamallari: Siguria rrugore prioritet, Smart City do të sjellë standard të ri monitorimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka apeluar për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga të gjithë përdoruesit e rrugës, duke theksuar se, megjithëse aksidentet rrugore kanë shënuar një trend rënës ndër vite, ato vijojnë të jenë shkaktari kryesor i humbjeve të jetëve njerëzore.

Hoxha: Konsullata serbe në Shkodër nuk cenon sovranitetin, prania shqiptare në Bujanoc i shërben interesit kombëtar

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk rrezikon sovranitetin e Shqipërisë, deklaroi ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.

Lamallari: Siguria e qytetarëve e para, kontrolle për paligjshmëri në disa zona të Tiranës

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kontrollet e Policisë së Shtetit ndaj mjeteve luksoze me xhama të errësuar dhe shkeljeve të tjera të rregullave.

Gonxhja: Kalaja e Rozafës hyn në një etapë të re investimesh

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se projekti përfaqëson investimin më të rëndësishëm në aksesin publik dhe turistik të Kalasë së Rozafës pas shumë dekadash.

Salla inspekton punimet për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Devoll

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, inspektuan ecurinë e punimeve të saponisura për rehabilitimin e mbrojtjes së argjinaturës së lumit Devoll

Gonxhja: Pezullohen punimet e ndërtimit në zonat turistike deri më 15 shtator

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja deklaroi sot se pas vendimit të Këshillit të Ministrave, punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike janë pezulluar përkohësisht.

Sala: Plan Kombëtar për Hepatitet Virale, synohet eliminimi i hepatiteve B dhe C

Për herë të parë, vendi ynë miraton Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale, duke iu bashkuar objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe angazhimit të vendeve evropiane për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030.

MEPJ: Zbulimi i varrit masiv në Kalludër dëshmi e krimeve të luftës, Shqipëria në krah të Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pas zbulimit të një varri tjetër masiv në Kalludër të Kosovës, duke e cilësuar atë një kujtesë të dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.