
Category: Ministrite
Ministria e Financave ka nisur përgatitjet paraprake për emetimin e Eurobondit gjatë vitit 2027, në një kohë kur treguesit makroekonomikë të vendit vijojnë të mbeten pozitivë.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, informoi sot mbi rolin dhe shërbimet që ofron Shërbimi Përmbarimor Shtetëror, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të vendimeve gjyqësore.
Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë “FINCANTIERI”, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, me nënshkrimin e Aktit të Themelimit dhe Statutit të shoqërisë “Fincantieri Albania”.
Deri më sot në Shqipëri janë krijuar 33 shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, një model që synon të forcojë bashkëpunimin mes fermerëve, të rrisë investimet dhe konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet evropiane.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi mbylljen e kapitullit 25 të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor”, duke e cilësuar atë një tjetër dëshmi të progresit të vendit në procesin e integrimit europian.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, inspektoi ambientet logjistike të OSHIS sh.a., ku po zbatohet modeli i ri i ofrimit të shërbimit të sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, furnizimit me sete kirurgjikale sterile dhe materiale mjekësore sterile njëpërdorimëshe, si dhe menaxhimit të shërbimeve mbështetëse për spitalet publike.
Përmes një postimi ne rrjetet sociale, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi se hapja e kësaj zyre është një tjetër hap drejt afrimit të shërbimeve me qytetarët.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri me dije se përmes zgjerimit dhe forcimit të skemave mbështetëse, vijon të garantojë akses më të lehtë në trajtim dhe kujdes shëndetësor për qytetarët në të gjithë vendin.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Valon Belën dhe Bekir Halimin, pas informacioneve dhe konsultimeve me agjencitë e sigurisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur se prania e përbashkët e forcave të policisë synon të garantojë më shumë siguri për qytetarët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion pushimesh, përfshirë turistët italianë.









