
Category: Ministrite
Ministria e Brendshme shpalli “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, apeloi për kujdes maksimal nga qytetarët, pasi temperaturat e larta gjatë ditëve në vijim pritet të rrisin ndjeshëm rrezikun për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në një pjesë të madhe të vendit.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, iu bëri thirrje nxënësve të zgjedhin arsimin profesional, duke theksuar se regjistrimet për klasën e 10-të janë të hapura dhe mund të kryhen përmes platformës e-Albania.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Dogana Shqiptare po menaxhon me efikasitet fluksin e lartë të udhëtarëve gjatë sezonit veror, duke garantuar procedura të shpejta, të sigurta dhe shërbim të pandërprerë në të gjitha pikat doganore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se së shpejti, 9 njësi të reja rajonale të kimioterapisë do të jenë në funksion në të gjithë Shqipërinë, duke zgjeruar aksesin në trajtim, duke e afruar shërbimin me pacientët dhe duke ulur fluksin në spitalin onkologjik në Tiranë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se, qeveria shqiptare vijon të forcojë mbështetjen për sportin, duke e kthyer financimin e sportistëve elitarë në një nga prioritetet e saj kryesore.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e rolit të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) në garantimin e sigurisë së produkteve jo ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat e zhvilluara prej 65 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke respektuar ligjin dhe standardet për menaxhimin e tubimeve publike.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me ambasadorin gjerman në Tiranë, Karl Bergner, pas nënshkrimit të marrëveshjeve, bëri të ditur se projektet e mbështetura nga qeveria gjermane dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) kanë rëndësi strategjike për modernizimin e sistemit energjetik dhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi takim me sportistët elitarë, pjesë e Forcave të Armatosura, ku u diskutua mbi nismën për përfshirjen e tyre në organizimin e klasave sportive si program ekstrakurrikular në strukturat dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.









