Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të Diasporës në Tiranë, në datat 13-14-15 prill.


“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të Diasporës në Tiranë, në datat 13-14-15 prill.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Hoxha tha se “përmes rrënjëve lartësohemi dhe të bashkuar forcohemi”, duke iu referuar kështu sloganit zyrtar të samitit të këtij viti.

Ministri i Jashtëm publikoi ftesën zyrtare, drejtuar bashkëkombësave përtej kufijve, ftesë që mban firmën e Kryeministrit Edi Rama.

Në mesazhin e dërguar nga Rama përmes kësaj ftese, theksohet se “samiti i prillit është hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re, për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë”.

Teksti i plotë i ftesës së Kryeministrit Edi Rama:

Të dashur bashkëatdhetarë,

Në prill do të mblidhemi sërish në Samitin e 4-t të Diasporës Shqiptare. Ky ritakim nuk është thjesht një tjetër kuti në kalendarin e vendit, por një moment bashkëbisedimi e reflektimi, po edhe shprehjeje e mirënjohjes nga ana jonë, në një kapitull të ri të marrëdhënies mes nesh, pas një viti që shënoi një kthesë historike për demokracinë tonë.

Zgjedhjet që lamë pas treguan se Shqipëria nuk është më një vend me kufij të ngushtë gjeografikë, por një komb që merr frymë dhe vendos kudo ku rreh një zemër shqiptare. Për herë të parë, zëri juaj u konkretizua përmes votës suaj të drejtpërdrejtë. Dhe në atë votë, ishte e gjithë Shqipëria jashtë Shqipërisë: ishte forca e punëtorëve tanë që me djersë kanë ndërtuar jetë të reja dhe i kanë bërë më të mira jetët e të tjerëve. Ishte guximi i sipërmarrësve tanë të vegjël që nga ikanakë të dëshpëruar prej vendit të tyre janë kthyer në kontributorë të respektuar të vendeve që sot janë edhe të tyret. Ishte talenti i atyre që sot udhëheqin në frontet e reja të kohës së re të botës ku jetojmë.

Nga ata e ato që shërbejnë me dinjitet në çdo cep të botës, në timonin e një taksie në rrugët e metropoleve e deri në zyrat e kateve të epërme të shërbimeve, në auditorë ku jepet dija më e përparuar e në platformat e Inteligjencës Artificiale dhe ekonomisë e dijes, ju dëshmuat se kur vendi thërret, distanca nuk e asgjëson përgjegjësinë qytetare.

Pjesëmarrja juaj aq kuptimplotë i dha një legjitimitet të ri rrugëtimit tonë drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Ju treguat se pavarësisht nëse kontribuoni me krahë pune, me sipërmarrje modeste, me fashikuj leksionesh apo me kodet më të sofistikuara kompjuterike, dëshira për ta parë Shqipërinë të vazhdojë të bëjë përpara e të bëhet më në fund e barabartë mes të barabartësh në shtëpinë e Europës, është një forcë që na bashkon të gjithëve.

Ju nuk jeni më thjesht lekëdërgues bujarë e vëzhgues të kujdesshëm të Shqipërisë, por edhe ndërtues aktivë të së ardhmes së atdheut tonë të përbashkët.

Samiti i prillit është pikërisht hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë. Dija juaj në shoqëritë ku jetoni, përvoja juaj në çdo nivel të punës dhe lidhjet tuaja janë një pasuri e madhe e kombit tonë.

Ju ftoj të jeni pjesë e Samitit të 4-t të Diasporës Shqiptare për të projektuar së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE dhe Ju pres me mirënjohje për gjithçka bëtë, e me besim në gjithçka do të vazhdoni të bëni.

Në pritje për t’u takuar,

Edi Rama

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Francë marrëveshje për bashkëprodhime kinematografike, Gonxhja: Mundësi të reja për kineastët shqiptarë

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë (Cannes), u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Francë marrëveshje për bashkëprodhime kinematografike, Gonxhja: Mundësi të reja për kineastët shqiptarë

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë (Cannes), u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës…