Ambasadori Malaj merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së dekoratave nga Presidentja Osmani

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj mori pjesë mbrëmë në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj mori pjesë mbrëmë në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë kësaj ceremonie u bë nderimi i personaliteteve të shquara edhe nga Shqipëria, të cilët u dekoruan me dekorata presidenciale për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në artin dhe kulturën shqiptare.

Ndër ta spikasin figura të njohura si mësuesi Mehmet Gjevori, botuesi Fatmir Toçi, Regjisori dhe kompozitori Osman Mula, Ermonela Jaho dhe aktori i madh shqiptar Mirush Kabashi, si dhe personalitete të tjera që, me veprën e tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në identitetin tonë kombëtar.

Kjo ngjarje përbën një vlerësim të lartë institucional dhe një dëshmi të lidhjeve të forta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në promovimin dhe ruajtjen e vlerave tona të përbashkëta.

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës,…