Sala: Vëmendje të veçantë institucionale kundër dhunës digjitale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, deklaroi sot se të dhënat e sakta dhe të mirëhartuara janë thelbësore për të marrë masa konkrete dhe për të ndërtuar politika efektive.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, deklaroi sot se të dhënat e sakta dhe të mirëhartuara janë thelbësore për të marrë masa konkrete dhe për të ndërtuar politika efektive.

Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, UN Women dhe Zyra e Bashkimit Evropian në vendin tonë, ku u prezantua Profili i Barazisë Gjinore të Shqipërisë, një analizë e përditësuar mbi situatën e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në vend, ishte i pranishëm edhe ambasadori Silvio Gonzato.

Ministrja Sala u shpreh se Profili i Barazisë Gjinore të Shqipërisë përbën një bazë shumë të mirë për punën që duhet të vijojë në këtë drejtim.

Sipas saj, pavarësisht përmirësimit të legjislacionit dhe politikave publike ndër vite, sfidat strukturore në fushën e barazisë gjinore mbeten dhe kërkojnë një punë të vazhdueshme.
Sala ndau edhe përvojën e saj personale në krye të detyrës, duke theksuar se dy nga sfidat e para me të cilat u përball ishin debati publik mbi çështjen e onkologjisë dhe ai mbi ligjin “Për barazinë gjinore”.

“Në rastin e ligjit “Për barazinë gjinore” ka pasur një dozë të konsiderueshme keqinformimi dhe keqkomunikimi”, tha Sala.

Ministrja vuri në dukje se barazia ekonomike është një nga shtyllat kryesore që ndikon drejtpërdrejt në barazinë gjinore në përgjithësi.

Sala ndau disa të dhëna të dala nga studimi, sipas të cilave një në katër gra në Shqipëri është jashtë fuqisë punëtore për shkak të angazhimeve familjare, krahasuar me vetëm 2% për burrat. Gratë kanë dy herë më pak gjasa se burrat të jenë të punësuara, ndërsa 21% e grave janë të vetëpunësuara, çka pasqyron një hendek të thellë gjinor. Po ashtu, gratë kanë dy herë më shumë gjasa se burrat të punojnë pa pagesë.

Ministrja Sala bëri të ditur se 31% e bizneseve në Shqipëri janë në pronësi dhe drejtohen zyrtarisht nga gratë.

Një vëmendje të veçantë, ministrja ia kushtoi dhunës digjitale ndaj grave në politikë dhe qeverisje. Ajo e cilësoi këtë fenomen si shumë shqetësues, duke theksuar se, ndonëse dhuna fizike është e tmerrshme, dhuna digjitale ka pasoja edhe më shkatërruese për shkak të përmasës dhe ndikimit të saj.

“Dhuna digjitale është një sfidë personale për mua dhe meriton një vëmendje të veçantë institucionale. Atë që kam përjetuar është dhuna digjitale e grave në politike dhe qeverisje. Një element që jo vetëm që është shqetësues në përgjithësi dhe duhet të jetë shqetësues, por edhe sepse nëse dhuna fizike ka një fytyrë, një njeri, dhuna digjitale ka një botë shkatërruese akoma më të madhe”, u shpreh Sala.

Ministrja nënvizoi se pabarazia gjinore nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por kjo nuk e justifikon mosadresimin e saj në Shqipëri.

“Edhe unë gjatë karrierës sime e kam jetuar pabarazinë gjinore. Nuk është vetëm në Shqipëri. Jam dorëzuar? Jo! Barazia gjinore është një proces i vazhdueshëm që kërkon angazhim të përbashkët dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Sala.

Burimi ATSH

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…