Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të GANHRI.


Këto ditë, Gjeneva është kthyer në qendrën e debatit botëror për dinjitetin njerëzor. Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të GANHRI, në atë që konsiderohet si takimi më i madh botëror i mbrojtësve të të drejtave të njeriut nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Avokati i Popullit, cilëson në njoftim se një moment kulminant i kësaj vizite ishte mbledhja e Rrjetit Evropian (ENNHRI), ku u mor një vendim me rëndësi strategjike për integritetin e drejtësisë në Evropë. Përmes një deklarate të përbashkët, institucionet kombëtare i bënë thirrje shteteve të Këshillit të Evropës të respektojnë pavarësinë e Gjykatës së Strasburgut.

Ky qëndrim vjen si kundërpërgjigje ndaj tentativave politike për të dobësuar sistemin e Konventës në emër të menaxhimit të migracionit. Për Shabanin dhe kolegët e tij evropianë, mesazhi ishte i qartë: Të drejtat e njeriut janë universale dhe asnjë agjendë politike nuk mund të diktojë se si Gjykata duhet ta interpretojë ligjin.

“Pjesëmarrja jonë dhe vota pro kësaj deklarate rikonfirmon angazhimin e palëkundur të Avokatit të Popullit të Shqipërisë për të mbrojtur standardet evropiane. Në një kohë kur sfidat e migracionit po rriten, është jetike që përgjigjet politike të mos sakrifikojnë integritetin e sistemit të Konventës, i cili ka shërbyer si mburojë për liritë individuale për mbi 75 vite”, tha Shabani.

Shabani bëri me dije se përveç krizës së migracionit, delegacioni shqiptar po kontribuon në diskutimet mbi tematikat që po riformësojnë shoqërinë moderne si Inteligjenca Artificiale, nevoja për mbrojtjen e privatësisë në hapësirën digjitale, mjedisi trajtimi i një mjedisi të shëndetshëm si një e drejtë themelore njerëzore, si edhe mbrojtja e vulnerabil fokus i veçantë te të drejtat e fëmijëve dhe luftën kundër ksenofobisë.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Avokati i Popullit ka zhvilluar një sërë takimesh me funksionarë të OKB-së, përfshirë Komitetin për Parandalimin e Torturës dhe përfaqësuesit e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).

Kjo vizitë rikonfirmon angazhimin e Avokatit të Popullit për të qenë një zë i fuqishëm dhe i pavarur, duke sjellë praktikat më të mira ndërkombëtare në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Sot ka fituar parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Sot ka fituar parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin…