
Category: Kronika
Ministria e Drejtësisë dhe e Sigurisë e Mbretërisë së Holandës dhuroi automjete në funksion të përmbushjes sa më efikase nga shërbimet e Policisë Kufitare të detyrave komplekse që rrjedhin nga evoluimi i krimeve ndërkombëtare.
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, i cilësoi sot si të pavërteta, lajmet për rikthimin e qarkullimit të monopatinave në qytet.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu prezantoi sot administratorin e ri të shoqërisë “Illyrian Guard”, Florenc Spahon, i cili pason në këtë detyrë, Enrik Banushin.
Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, u zhvillua sot një ceremoni përkujtimore në memorialin e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit njofton se, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe rrezikut nga orteqet e dëborës, segmenti rrugor Bogë–Qafë Thore–Theth do të mbetet i bllokuar gjatë natës.
Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia Rrugore ka intensifikuar masat e kontrollit në të gjithë vendin, për shkak të motit të keq dhe shkeljeve të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, të evidentuara gjatë dy ditëve të para të Vitit të Ri 2026, disa prej të cilave me pasoja fatale.
Në prag të ndërrimit të viteve, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda uroi festa të mbara.
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i akordoi “Certifikatë për Shërbime të Dalluara”, inspektorit Marsel Bicja, pasi ndërhyri me profesionalizëm duke shpëtuar jetën e një qytetari nga djegia si pasojë e shpërthimit të një bombe molotov gjatë protestës së opozitës të hënën e kësaj jave.









