Hoxha pret ambasadorët e rinj të Brazilit, Danimarkës dhe Izraelit, në fokus bashkëpunimi dypalësh

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot takime me ambasadorët e rinj të Brazilit, Danimarkës dhe Izraelit në vendin tonë, me fokus forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në takimin me ambasadorin e Brazilit, Fabio Vaz Pitaluga, diskutimet u përqendruan në intensifikimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e tregtisë, investimeve, turizmit, mbrojtjes dhe teknologjisë.

Me ambasadoren e Danimarkës, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard, ministri Hoxha përshëndeti rihapjen e Ambasadës daneze në Tiranë, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në energjinë e rinovueshme, inovacionin digjital dhe turizmin e qëndrueshëm, si dhe për mbështetjen daneze ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s.

Ndërsa në takimin me ambasadorin e Izraelit, Ohad Nakash Kaynar, vëmendja u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe zbatimin konkret të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, të nënshkruar muajin e kaluar.

Ministri Hoxha u uroi tre ambasadorëve suksese në misionet e tyre diplomatike, duke riafirmuar gatishmërinë e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të konkretizuar partneritetet dypalëshe.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha pret ambasadorët e rinj të Brazilit, Danimarkës dhe Izraelit, në fokus bashkëpunimi dypalësh

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot takime me ambasadorët e rinj të Brazilit, Danimarkës dhe…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia