
Hoxha pret ambasadoren e Danimarkës: Zgjerim i investimeve në turizëm, energjinë e rinovueshme dhe inovacionin digjital
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në një takim ambasadoren e Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në një takim ambasadoren e Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë, Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard.
Gjatë takimit, Hoxha vlerësoi vendimin e Danimarkës për të rihapur ambasadën e saj në Tiranë.
“Hapja e ambasadës në Tiranë shënon një prani më të fortë daneze në Shqipëri, është një votë e qartë besimi ndaj vendit tonë dhe një angazhim i fortë për thellimin e marrëdhënieve tona dhe çuarjen më tej të partneritetit mes dy vendeve”, u shpreh Hoxha.
Ministri bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte thellimi i dialogut politik dhe zgjerimi i shkëmbimeve tregtare dhe investimeve, veçanërisht në fushat e energjisë së rinovueshme, inovacionit digjital dhe turizmit të qëndrueshëm.
“Në të tria këto fusha, ekspertiza daneze dhe ambiciet e Shqipërisë plotësojnë natyrshëm njëra-tjetrën, me potencial real për bashkëpunim konkret dhe me përfitim të ndërsjellë. Falënderova Danimarkën për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për një proces zgjerimi të besueshëm e të bazuar në meritë”, u shpreh Hoxha.
Po ashtu ministri theksoi se si aleatë në NATO, dy vendet ndajnë gjithashtu një interes të drejtpërdrejtë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në hapësirën më të gjerë euroatlantike.
Hoxha shprehu angazhimin për ta shndërrojmë këtë prani të ripërtërirë daneze në një partneritet edhe më të fortë mes dy vendeve.
Burimi ATSH


















