Proda uron festat: Qytetarët, aleati kryesor i Policisë

Në prag të ndërrimit të viteve, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda uroi festa të mbara.

Policia masa për ndërrimin e viteve, rritje e efektivëve dhe kontrolle në hyrje e dalje të kryeqytetit

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.

Shpëtoi protestuesin nga shpërthimi i molotovit, vlerësohet inspektori i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i akordoi “Certifikatë për Shërbime të Dalluara”, inspektorit Marsel Bicja, pasi ndërhyri me profesionalizëm duke shpëtuar jetën e një qytetari nga djegia si pasojë e shpërthimit të një bombe molotov gjatë protestës së opozitës të hënën e kësaj jave.

Policia, pranë familjarëve të dëshmorëve të atdheut gjatë festave

Me rastin e festave të fundvitit, në drejtoritë vendore të Policisë në qarqe u zhvilluan aktivitete festive me familjarët e dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëherazi Dëshmorë të Atdheut.

Shqipëria i dorëzon Bosnjë-Hercegovinës presidencën e SEPCA-s

Asambleja e Dytë e SEPCA-s e mbajtur në Vlorë, nën presidencën e Policisë së Shtetit shqiptar, me prezencën e drejtorëve të policive të Evropës Juglindore, përfundoi sot punimet.

Delegacioni i Policisë së Shtetit në Berlin, fokus te parashikimi strategjik për Ballkanin Perëndimor

Një delegacion përfaqësues nga Policia e Shtetit mori pjesë në seminarin “Parashikimi Strategjik për Ballkanin Perëndimor”, zhvilluar në Berlin

Ambasada gjermane dorëzon pajisje moderne për Policinë Kufitare

Në një ceremoni në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner, në prani të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Sokol Bizhga, dhe përfaqësueses të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Francesca Varlese, dorëzoi pajisje lexuese dokumentesh, detektorë të rrahjeve të zemrës dhe pajisje për kontrollin e dokumenteve drejtorit të Policisë Kufitare, Saimir Muçaj.

Çela dhe Dumani në Belgjikë, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave

Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani zhvilluan një takim pune me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës, Ann Fransen.

Universiteti i Tiranës akordon Medalje Ari e Argjendi për 2 punonjës të policisë

Universiteti i Tiranës akordoi sot Medalje Ari dhe Argjendi në “Master Ekzekutiv në Kriminologji”, për 2 punonjësit e policisë, Altin Menën dhe Oliger Torbën.

Policia: Asnjë incident gjatë shoqërimit të materialeve zgjedhore drejt VNV-ve

Pas përfundimit të procesit të votimit në të 5 bashkitë: Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat, punonjësit e Policisë, sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, u angazhuan në shoqërimin e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore drejt Vendeve të Numërimit të Votave (VNV).