Mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë, shpëtohen katër turistë polakë

Policia dhe shërbime të tjera shpëtuan, pas 8 orësh përpjekje intensive, katër turistë polakë të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur dhe me rrezik për jetën në kanionet e Gjipesë.


Policia dhe shërbime të tjera shpëtuan, pas 8 orësh përpjekje intensive, katër turistë polakë të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur dhe me rrezik për jetën në kanionet e Gjipesë.

Policia bëri me dije se, pas njoftimit, mesditën e djeshme, se katër turistë polakë, gjatë eksplorimit të kanioneve të Gjipesë, kishin rënë në një greminë dhe si pasojë, njëri prej tyre ishte dëmtuar, shërbimet e Policisë vendore, si pasojë e terrenit të thepisur dhe nevojës së ngutshme për t’iu shkuar në ndihmë turistëve, nisën menjëherë kërkimet për lokalizimin dhe evakuuimin e tyre.

Sipas policisë, për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë operacion kërkim-shpëtimi, në ndihmë të shërbimeve të Policisë vendore, u angazhuan shërbimet e DELTA Forcës, helikopteri i Forcave të Armatosura, alpinistë të zonave të mbrojtura, zjarrfikës dhe ekip mjekësor.

Helikopteri i Forcave të Armatosura nuk mundi të futej në vendin ku ndodheshin turistët dhe operacioni vijoi nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe alpinistët.

Pas shumë kërkimesh dhe përpjekjesh intensive, turistët u evakuuan dy nga dy dhe rreth mesnatës, përfundoi me sukses operacioni për kërkim-shpëtimin e tyre.

Turisti i dëmtuar mori menjëherë ndihmën e nevojshme nga ekipi mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq tre turistët e tjerë u evakuuan në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari prezanton drejtorin e ri të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi sot drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë e Përgjithshme të Mbrojtjes…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari prezanton drejtorin e ri të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi sot drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë e Përgjithshme të Mbrojtjes…