Hoxha takohet me Kos: Fokus tek avancimi i negociatave, reformat dhe zbatimi i Planit të Rritjes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot në Bruksel një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në fokus të të cilit ishte ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot në Bruksel një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në fokus të të cilit ishte ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe hapat e mëtejshëm drejt përmbylljes së negociatave.

Gjatë takimit, palët bënë një bilanc të progresit të Shqipërisë pas publikimit të Raportit të Progresit 2026, shqyrtuan udhërrëfyesin e negociatave dhe diskutuan mbi perspektivën e procesit, si dhe ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Hoxha theksoi se Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real në rrugëtimin e saj evropian, i cili tashmë duhet të përkthehet në rezultate konkrete dhe të matshme.

“Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim”, u shpreh ministri.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për përshpejtimin e reformave, përmbushjen e angazhimeve dhe ruajtjen e ritmit të negociatave në fazën vendimtare të procesit të anëtarësimit.

Në përfundim, ministri Hoxha falënderoi Komisioneren Kos për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe angazhimin e saj për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, duke theksuar se zgjerimi përbën një investim strategjik në të ardhmen e përbashkët evropiane.

Burimi ATSH

Hoxha takohet me Kos: Fokus tek avancimi i negociatave, reformat dhe zbatimi i Planit të Rritjes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot në Bruksel një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin,…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takohet me Kos: Fokus tek avancimi i negociatave, reformat dhe zbatimi i Planit të Rritjes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot në Bruksel një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin,…