Buxheti 2027, garantim i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

Në buxhetin 2027 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, mbrojtja sociale do të ketë një fond të parashikuar prej 31.4 miliardë lekë.


Në buxhetin 2027 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, mbrojtja sociale do të ketë një fond të parashikuar prej 31.4 miliardë lekë.

Në buxhetin 2027 për MSHMS bëhet e ditur se një nga ndryshimet kryesore lidhet me skemën e bonusit të bebes, i cili do të transformohet nga një pagesë e vetme në lindje, në mbështetje mujore për pesë vitet e para të jetës së fëmijës.

Sipas skemës së re, që pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027, familjet do të përfitojnë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Në buxhetin 2027 për MSHMS, “për ndihmën ekonomike janë parashikuar 6.8 miliardë lekë, me synim mbështetjen e rreth 59 mijë familjeve në nevojë. Krahas pagesës financiare, skema synon të nxisë punësimin, formimin profesional dhe riintegrimin social. Përmes këtyre programeve, rreth 3 500 persona në vit kanë arritur të integrohen në tregun e punës”.

Një tjetër kategori përfituese janë gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë, për të cilat vijon financimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kjo skemë mbulon rreth 8 900 nëna.

Për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre parashikohen rreth 19 miliardë lekë, me rreth 99 mijë përfitues.

Gjatë vitit 2026 janë dyfishuar pagesat për 10 240 fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa janë mbuluar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 657 ndihmës personalë.

Një nga objektivat për periudhën 2027–2028 është garantimi i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara, sipas nevojave individuale, përmes përgatitjes së instrumenteve dhe mbështetjes së nevojshme financiare.

Në fushën e përkujdesjes sociale, buxheti parashikon 1.4 miliardë lekë për institucionet rezidenciale dhe 480 milionë lekë për Fondin Social.

Aktualisht janë ngritur 98 shërbime sociale, të cilat mbështesin rreth 46 500 përfitues dhe kanë krijuar vende pune për 857 profesionistë.

Ndër iniciativat e reja është ngritja e Platformës Kombëtare të mbështetjes për familjet ekstremisht të varfra, e cila do të ketë në fokus 2 763 familje, në bashkëpunim me pushtetin vendor, Kuvendin, shoqërinë civile dhe partnerët e zhvillimit”.

Një tjetër nismë e parashikuar, është zhvillimi i shërbimeve të reja për të rinjtë me çrregullime të spektrit të autizmit, shërbime të geriatrise dhe kujdesit paliativ në disa spitale bashkiake, si dhe shërbime të toksikologjisë në Mat dhe Delvinë.

Burimi ATSH

Buxheti 2027, garantim i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

Në buxhetin 2027 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, mbrojtja sociale do të ketë një fond të parashikuar prej…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Buxheti 2027, garantim i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

Në buxhetin 2027 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, mbrojtja sociale do të ketë një fond të parashikuar prej…