Kumbaro: Rritet në 25 mijë lekë bursa mbështetje për studentët, përfshihet edhe cikli Master nga janari 2027

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur këto ndryshime përmes një reagimi në rrjetet sociale


Bursa mujore për studentët që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike do të rritet nga 10 mijë në 25 mijë lekë, duke filluar nga janari 2027.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur këto ndryshime përmes një reagimi në rrjetet sociale, në përgjigje të mesazhit të një student me emrin Flori, i cili kishte ngritur shqetësimin për rritjen e kostove të jetesës dhe të qirave në Tiranë.

Studenti, së bashku me tre shokë të fakultetit që vijnë nga rrethet, i kishte shkruar ministres se kishin gjetur një apartament pranë Qytetit Studenti me qira 40 mijë lekë në muaj, ndërsa bursa aktuale prej 10 mijë lekësh nuk mbulonte më nevojat e tyre.

“Mbështetja që jepni zakonisht për ne studentët që vijmë nga familje në nevojë, nuk rritet. Qiratë vetëm rriten”, ishte shqetësimi i përcjellë nga studenti.

Në përgjigjen e saj, Kumbaro theksoi se ndryshimi i masës së bursës synon t’u vijë në ndihmë studentëve për të përballuar jo vetëm shpenzimet e strehimit, por edhe kostot e tjera të jetesës.

“Duke filluar nga janari, kjo bursë do të jetë 25.000 lekë të reja në muaj ose 250.000 lekë të vjetra. Që do të thotë, do të të ngelet mjaftueshëm mbasi të kesh paguar qiranë dhe një shumë tjetër për shpenzime, kostot e jetesës, sepse ke të drejtë kur thua që në Tiranë kostoja e jetesës është rritur”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, nga kjo skemë do të përfitojnë rreth 5 900 studentë që vijnë nga familje me vështirësi social-ekonomike.

Kumbaro nënvizoi se një tjetër risi e buxhetit të vitit 2027 është vijimi i së njëjtës mbështetje financiare edhe gjatë studimeve Master, duke zgjeruar kështu periudhën e përfitimit të bursës.

“Jo vetëm për ty, por edhe për 5 900 studentë, të cilët vijnë nga familje në nevojë dhe vështirësi ekonomike, bursa do të rritet dhe jo vetëm kaq, por do të jetë e njëjta bursë që do të vijojë edhe në Master”, deklaroi Kumbaro.

Ministrja e cilësoi këtë ndërhyrje pjesë të prioriteteve sociale të buxhetit 2027, me synim mbështetjen e studentëve që përballen me vështirësi ekonomike gjatë ndjekjes së studimeve në universitetet publike.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Rritet në 25 mijë lekë bursa mbështetje për studentët, përfshihet edhe cikli Master nga janari 2027

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur këto ndryshime përmes një reagimi në rrjetet sociale

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Rritet në 25 mijë lekë bursa mbështetje për studentët, përfshihet edhe cikli Master nga janari 2027

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur këto ndryshime përmes një reagimi në rrjetet sociale