Hoxha-Gerapetritis në Athinë, diskutime për bashkëpunimin dhe integrimin europian të Shqipërisë

Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Athinë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis.


Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Athinë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis.

Takimi rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe vullnetin e përbashkët për të vijuar dialogun e hapur dhe konstruktiv, në funksion të forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivës së përbashkët europiane.

“Partneriteti strategjik, miqësia, dialogu i hapur dhe konstruktiv, si dhe e ardhmja e përbashkët europiane janë shtyllat e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si vende fqinje dhe aleate në NATO, ne ndajmë përgjegjësinë për të kontribuar në një rajon më të sigurt, më të ndërlidhur dhe më të begatë”, u shpreh Hoxha.

Dy ministrat diskutuan mbi ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimet rajonale dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Ata rikonfirmuan rëndësinë e ruajtjes së një dialogu të ngushtë dhe konstruktiv, të mbështetur në respektin e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe rëndësia strategjike e zgjerimit të Bashkimit Europian, veçanërisht në kontekstin e diskutimeve të ripërtërira mbi të ardhmen e Europës dhe nevojën për të ruajtur ritmin dhe besueshmërinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Një proces zgjerimi i besueshëm, i bazuar në meritë dhe me vizion për të ardhmen, është thelbësor jo vetëm për transformimin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Europës”, theksoi Hoxha.

Ministri shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin e anëtarësimit në BE, duke nënvizuar angazhimin e vendit për të avancuar negociatat përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga ky proces.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Greqia, si vende fqinje, aleate në NATO dhe partnere të lidhura nga marrëdhënie të forta historike, ekonomike dhe njerëzore, kanë një interes të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dhe për një rajon më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më të begatë.

Në përfundim të takimit, Hoxha shprehu kënaqësinë për të mirëpritur homologun Gerapetritis në Shqipëri në një të ardhme të afërt, për të vijuar dialogun dhe bisedimet në interes të të dy vendeve.

Burimi ATSH

Hoxha-Gerapetritis në Athinë, diskutime për bashkëpunimin dhe integrimin europian të Shqipërisë

Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Athinë, Ministri për Evropën dhe Punët e…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha-Gerapetritis në Athinë, diskutime për bashkëpunimin dhe integrimin europian të Shqipërisë

Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Athinë, Ministri për Evropën dhe Punët e…