AAPSK financon 23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) financoi blerjen e 23 motoçikletave të reja për Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve operacionale të Policisë së Shtetit dhe rritjen e sigurisë publike.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, u shpreh se ky investim është realizuar me fondet e krijuara nga administrimi i pasurive të konfiskuara, duke dëshmuar se asetet e përfituara nga veprimtaria kriminale rikthehen në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Sipas saj, përdorimi i këtyre fondeve për mbështetjen e institucioneve ligjzbatuese është një shembull konkret i shndërrimit të pasurive të konfiskuara në një vlerë të dobishme për interesin publik.

AAPSK bëri të ditur se do të vijojë të mbështesë institucionet ligjzbatuese dhe ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara, me synimin që këto asete të kontribuojnë në forcimin e sigurisë, drejtësisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…