Hita në Konventën Evropiane të shefave të Policisë në Hagë, takohet me drejtuesin e Europolit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë (EPCC).


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë (EPCC).

Para nisjes së konferencës, Hita u prit në një takim të veçantë nga Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, Jürgen Ebner. I pranishëm gjatë këtij takimi ishte dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, Artur Kuko.

Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, Ebner, e uroi Hitën, për detyrën, dhe përshëndeti vendosmërinë e treguar gjatë këtyre muajve, për thellimin e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, si një partner i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi punën dhe angazhimin e Zyrës Ndërlidhëse të Shqipërisë në Europol, rritjen e bashkëpunimit operacional, të reflektuar në rritjen e numrit të informacioneve të shkëmbyera, hetimeve të përbashkëta dhe angazhimit në mekanizmat e EUROPOL-it dhe EMPACT.

Ebner theksoi se këto rezultate janë arritur falë profesionalizmit dhe besueshmërisë gjithnjë në rritje të Policisë së Shtetit, duke e pozicionuar Shqipërinë në një nivel të barabartë bashkëpunimi dhe besueshmërie me homologët evropianë.

Hita falënderoi Ebner, për besimin që EUROPOL-i ka për Policinë shqiptare dhe theksoi se mbështetja e EUROPOL-it, përmes ekspertizës, bazës logjistike, shkëmbimit në kohë të informacionit, hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, është e domosdoshme dhe i shërben qëllimit të përbashkët, goditjes pa kompromis të krimit të organizuar.

“Dua t’ju siguroj se vizioni im në drejtimin e Policisë së Shtetit është i qartë dhe i mirorientuar: bashkëpunim i ngushtë, pa barriera, me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe me policitë partnere, duke kontribuuar denjësisht për sigurinë evropiane.Jemi në luftë me krimin e kohëve moderne, ku teknologjia, ashtu siç na shërben neve, i shërben edhe krimit, i cili përditë e më shumë po globalizohet. Ndaj, është shumë i rëndësishëm forcimi i kapaciteteve profesionale dhe operacionale, duke vepruar me partnerët, pa barriera. Kjo është mënyra e duhur për të pasur sukses në misionin tonë. Ju falënderoj për mikpritjen dhe uroj punime të suksesshme të Konventës Evropiane të Shefave të Policisë, një konventë me rëndësi shumëdimensionale në interes të sundimit të ligjit”, tha Hita.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përgjegjësia ime politike që reforma në drejtësi të mos ndalet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përgjegjësia politike nuk mund të lidhet me veprimet individuale të personave të emëruar, por…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Freedom and Architecture: Anneke Abhelakh on “The Albanian Files”

For the past twenty years, Albania has been one of the most active construction territories.