Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi: Raportimet janë të pasakta

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot lidhur me raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot lidhur me raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

MPEJ sqaron se raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet.

“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thekson MEPJ.

MEPJ i hedh poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme.

“U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thekson MEPJ.

Një anije ruse ka shpërthyer në bazën detare të Bengazit, në Libinë lindore, ndërsa autoritetet vendase dyshojnë se ajo mund të jetë goditur nga dronë.

Marrë nga ATSH

Hoxha me shqiptarët në Greqi: Integrimi europian kërkon kontributin e të gjithëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nisi vizitën e tij të punës në Greqi me një takim…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha me shqiptarët në Greqi: Integrimi europian kërkon kontributin e të gjithëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nisi vizitën e tij të punës në Greqi me një takim…