Qose pret ambasadorin e OSBE-së: Bashkëpunim për forcimin e mbikëqyrjes policore

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose priti në takim kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran


Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose priti në takim kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran, me të cilin diskutoi vijimin e bashkëpunimit institucional, me fokus forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e mbikëqyrjes policore.

Qose shprehu vlerësimin për mbështetjen e dhënë nga Prezenca e OSBE-së gjatë kohës kur drejtonte sistemin penitenciar, si dhe për gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin edhe në detyrën e tij të re.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shkëmbimi i praktikave më të mira mbeten thelbësore për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e agjendës sonë të përbashkët”, u shpreh Qose.

Nga ana e tij, ambasadori Tarran vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me institucionin dhe shprehu gatishmërinë e Prezencës së OSBE-së për ta vijuar atë.

“Prania e OSBE-së në Shqipëri ka një bashkëpunim të frytshëm prej kohësh me agjencinë tuaj. Jam i sigurt që do të vazhdojmë këtë bashkëpunim. Puna juaj, puna e agjencisë ka një rëndësi të veçantë dhe ne si Prezencë e OSBE-së në Shqipëri jemi në dispozicion për t’ju ndihmuar”, deklaroi Tarran.

Qose e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe vëmendjen e treguar ndaj institucionit, duke e cilësuar bashkëpunimin me Prezencën e OSBE-së si të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale.

Marrë nga ATSH

Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik të anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama reagoi pasditen e sotme ndërsa Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik të anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama reagoi pasditen e sotme ndërsa Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin…