Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon moshën e pranimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari firmosi sot urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari firmosi sot urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë.

Vendimi vjen në përgjigje të kërkesave të shumta të adresuara te ministri përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve të drejtpërdrejta, nga qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit dhe të kontribuojnë për sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

Sipas urdhrit, kufiri i moshës për pranimin në Polici rishikohet deri në 35 vjeç për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë të angazhohen në role zbatuese, përfshirë shërbimin në Patrullën e Përgjithshme, përmes ndjekjes së Kolegjit Bazë.

Brenda të njëjtit kufi moshe, deri në 35 vjeç, mund të ndjekin studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë edhe kandidatët që synojnë të hyjnë në strukturat e Policisë në rolin e parë drejtues, me gradën nënkomisar.

Mundësi të reja krijohen edhe për profesionistët me arsim të lartë. Personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, me profile të përshtatshme, si ekonomi, financë, teknologji informacioni etj., mund të pranohen në rolin e parë drejtues deri në moshën 40 vjeç, pas përfundimit të kursit të specializuar për nënkomisarë.

Ndërkohë, për punonjësit që vijnë nga institucione të tjera të sigurisë, kur plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë procedurat përkatëse të pranimit, nuk do të ketë kufizim moshe.

Ministri i Brendshëm e cilësoi vendimmarrjen si një hap drejt krijimit të mundësive më të barabarta për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit, duke marrë në konsideratë jo vetëm moshën, por edhe nivelin e arsimimit, kualifikimet dhe përvojën profesionale të kandidatëve.

“Kjo është një vendimmarrje e drejtë, e cila ofron mundësi të barabarta në raport me angazhimin dhe përvojën e gjithsekujt, pa u penalizuar nga kritere të ngurta të aplikuara njëtrajtshëm për kandidatë me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale”, u shpreh ministri.

“Vokacioni për sigurinë, rifreskimi i organizatës policore dhe fuqizimi i saj mbi përvojat e mëparshme të prurjeve të reja udhëheqin misionin tonë për një Polici më profesionale, më të fortë dhe më pranë qytetarëve”, tha Lamallari.

Burimi ATSH

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon moshën e pranimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari firmosi sot urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon moshën e pranimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari firmosi sot urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë…