Kurti: Përfaqësuesit e shpalljes së pavarësisë sot po mbahen padrejtësisht në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës për 18-vjetorin e Kosovës, tha se në këtë ditë feste dhe reflektimi, nuk mund të mos kujtohen se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë së Republikës, sot mbahen padrejtësisht në Hagë.

Presidenti italian uron Osmanin për pavarësi: Roma, e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit në BE

Presidenti i Italisë, Sergio Matarella, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me Kryeministrin Edi Rama i cili zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Prishtinë

Trump uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës si një zhvillim inkurajues, pas më shumë se një viti bllokim politik.

Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës me 66 vota

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstetnim ka zgjedhur qeverinë Kurti III.

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se çdo përpjekje që tenton ta barazojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”.

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me kryetaren e e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila lidhi ekranin e kinemasë në Kosovë me audiencën ndërkombëtare.