Rama: Bashkëpunim me Francën dhe Italinë për Kodin e ri Penal

Kryeministri Edi Rama tha sot se po punohet për Kodin e ri Penal dhe se për hartimin e tij po bashkëpunohet me ministritë e Drejtësisë të Francës dhe Italisë.


Kryeministri Edi Rama tha sot se po punohet për Kodin e ri Penal dhe se për hartimin e tij po bashkëpunohet me ministritë e Drejtësisë të Francës dhe Italisë.

Gjatë një konference për shtyp nga Kryeministria, Rama, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, u shpreh se për Kodin e ri Penal dhe Kodin e procedurës penale po punohet intensivisht.

“Ne do të bëjmë ndryshime të tjera. Kemi kodin e ri Penal, kemi ndërhyrjet e domosdoshme në kodin e procedurës penale, por të gjitha këto nuk kanë ngut. Për të gjitha këto po punojmë, kemi një material shumë voluminoz dhe me shumë brum për t’u diskutuar që është drafti i përgatitur nga grupi i ekspertëve të pavarur shqiptarë me në krye drejtorin e shkollës së magjistraturës. Është ripunuar, është në ripunim, sipas informacioneve që kam unë, mbi bazën e të gjitha vërejtjeve që janë bërë.

“Kemi dhe dy aleatë në këtë proces, ministrin e drejtësisë së Italisë dhe të Francës me një rrjet ekspertë që këto dy ministri na kanë vënë në dispozicion dhe me të cilët do të rishikojmë gjithë kodin e ri. Do rishikojmë normat e kodit të procedurës penale. Për kodin e ri, kemi dhe qeverinë holandezë të përfshirë që ka na ka vendosur në dispozicion dy ekspertë. Çdo gjë pra, është nën kontroll në kuptimin e mirë të fjalës dhe në respekt të të gjitha standardeve evropiane ndërkombëtare”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…