Imuniteti i Ballukut, Rama: Qëndrimet e ndërkombëtarëve të qarta, kemi pasur diskutime konstruktive

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se deklaratat e disa ambasadave pas vendimit të Kuvendit lidhur me imunitetin e deputetes Belinda Balluku janë shumë të qarta dhe diskutimet kanë qenë absolutisht konstruktive.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se deklaratat e disa ambasadave pas vendimit të Kuvendit lidhur me imunitetin e deputetes Belinda Balluku janë shumë të qarta dhe diskutimet kanë qenë absolutisht konstruktive.

“Është e vërtetë se ne kemi debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështje. Nuk është sekrete dhe sikundër e dinë shumica, por bëjnë sikur nuk e dinë pakica. Në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë, interesin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarët”, tha Rama gjatë një konference sot për mediet.

Kryeministri theksoi se “një nga normat e padiskutueshme të këtij përfaqësimi është që të shikoj partnerët në sy e të më shikojnë në sy, në të njëjtën lartësi”.

“As nuk më shkon mendja të shikoj njeri nga lart poshtë, po as më shkon mendja ta pranoj që të më shikojnë nga lart poshtë”, tha Rama.

“Përtej mënyrës se si janë pikturuar në karikaturat e pazarit politik e medietik diskutimet tona kanë qenë absolutisht konstruktive. Nuk ka pasur absolutisht asnjë gjë të ngjashme me ato që janë thënë për sa i përket tensionit, presionit apo kërcënimit”, u shpreh Rama.

Kryeministri siguroi se këto janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime.

“Nga ana tjetër unë besoj që edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi si dhe nga përfaqësia e Komisionit Europian janë shumë të qarta, por varet se si i lexon duke pasur parasysh edhe sipërfaqen ku janë shkruar dhe leximin prej saj, edhe thellësinë e marrëdhënieve dhe realitetin e përditshëm të komunikimit në atë marrëdhënie. Unë ju them me plot gojën se leximi i bërë nga ata që kanë vënë kujen se u bllokua Shqipëria dhe mbaroi ëndrra europiane, në rastin më të mirë është lexim pervers dhe në rastin më të keq, i qëllimshëm, edhe për të lënduar këdo që në fakt dëshiron suksesin në këtë rrugë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “është shumë e qartë se kush merret me këto deformime dhe i bie kësaj daulleje nuk e dëshiron suksesin e kësaj rruge sepse faktikisht e lidh me mua dhe me ne”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Trasferirsi in Albania”

Një guidë praktike nga Giovanni Firera, për italianët që duan të njohin më mirë mundësitë e jetës, punës dhe investimit…