Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës si një zhvillim inkurajues, pas më shumë se një viti bllokim politik.


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës si një zhvillim inkurajues, pas më shumë se një viti bllokim politik.

Kallas uroi kryeministrin Albin Kurti, derisa tha se ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës, si dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti. Tani ajo që ka rëndësi është që të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar ajo në “X”.

Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmë me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenim qeverinë Kurti III.

Pro qeverisë Kurti votuan deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe komunitetet joserbe. Kundër formimit të qeverisë Kurti votuan deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe.

/Kosovapress/

Lexo më shumë nga

Balla: Integrimi në BE kërkon reforma dhe përfshirje qytetare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit Europian të Tiranës në…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla: Integrimi në BE kërkon reforma dhe përfshirje qytetare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit Europian të Tiranës në…