Policia e Shtetit: Plan masash për menaxhimin e situatës së qarkullimit rrugor

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, në një konferencë për mediet, tha sot se Policia e Shtetit, menjëherë pas njoftimit për dëmtimin e aksit Librazhd-Përrenjas, ka hartuar një plan masash për menaxhimin e situatës së qarkullimit rrugor.

Vengu takon komunitetin shqiptar në Hungari: Faktor në marrëdhëniet dypalëshe

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një vizite zyrtare në Hungari zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova që jetojnë dhe punojnë në atë vend.

Spiropali, vizitë zyrtare në Prishtinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali do të zhvillojë ditën e nesërme, të mërkurën një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit.

Zvicra shpall programin e ri të bashkëpunimit në Shqipëri për vitet 2026–2028

Një program i ri bashkëpunimi zvicerano-shqiptar u lansua sot, me një buxhet prej 58 milionë CHF për të forcuar qeverisjen demokratike, zhvillimin ekonomik dhe shërbimet e infrastrukturës në Shqipëri.

Rivlerësimi i pasurisë, si të aplikoni në e-Albania

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) publikoi sot mënyrën e aplikimit në portalin qeveritar “e-Albania” për rivlerësimin e pasurive.

KFOR viziton Portin e Durrësit, rol strategjik në operacionet logjistike

Një delegacion nga Forca e Kosovës (KFOR) zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Autoritetin Portual të Durrësit, me qëllim njohjen nga afër të kapaciteteve operacionale dhe infrastrukturës së portit më të madh në vend.

Shabani takim me ambasadorin britanik: T’u japim të rinjve perspektivë në atdhe

Avokati i Popullit, Endri Shabani zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott.

Balla takon raporterin për Shqipërinë në PPE, Kovatchev

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Bruksel me Andrey Kovatchev, zv/kryetar i Komitetit mbi Çështjet e Jashtme dhe raporter për Shqipërinë në grupin e Partive Popullore Europiane.

Mbi 721 mijë pasagjerë përmes Rinasit në janar, Milano dhe Londra destinacionet më të kërkuara

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) regjistroi gjatë muajit janar mbi 721 mijë pasagjerë dhe 4,238 fluturime drejt 71 destinacioneve në 21 shtete.

Konsultime për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale (MSHMS) zhvilloi takime konsultative me organizatat e shoqërisë civile për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2026–2030 dhe Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026–2030.