Hoxha: Kujtesa për Srebrenicën, mburoja kundër mohimit dhe përsëritjes së gjenocidit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përcolli një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, duke nderuar kujtimin e më shumë se 8 mijë djemve dhe burrave boshnjakë të vrarë në korrik të vitit 1995.

Autoriteti i Konkurrencës monitoron tregun e produkteve të shportës në supermarketet kryesore

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës në rrjetin e supermarketeve kryesore në vend, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputetët në Kuvendin e Shqipërisë.

Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë pune në Lushnje dhe në Fier, për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH për shitjet e produkteve të tyre bujqësore

Sala: Tarifat vlejnë vetëm për turistët e huaj, të ardhurat do të përdoren nga qendrat shëndetësore verore

Shërbimi shëndetësor për pushuesit vijon pa ndërprerje në 36 Qendrat Shëndetësore Verore në të gjithë vendin. Për herë të parë këtë sezon turistik po zbatohet kuadri i unifikuar i tarifave për shërbime të caktuara shëndetësore vetëm për turistët e huaj, jo rezidentë në Shqipëri.

Gogu: Reformat në sistemin e drejtësisë po e afrojnë Shqipërinë me BE

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se reformat në sistemin e drejtësisë dhe zbatimi i Agjendës Kombëtare të Reformave, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përbëjnë hapa konkretë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

COREPER miraton mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se COREPER ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre kapitujt e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Shqipëri-Itali, bashkëpunim për doganat digjitale dhe përdorimin e IA

Shqipëria dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në fushën doganore, me fokus modernizimin e sistemeve, shkëmbimin elektronik të të dhënave dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në proceset doganore.

Shqipëria rritje domethënëse të trafikut ajror të pasagjerëve në maj

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale tabelën krahasuese, sipas së cilës Shqipëria shënoi një rritje prej 26% të trafikut të pasagjerëve, duke u renditur pas Sllovakisë me 112,8% dhe Maqedonisë së Veriut me 27,4%.

Hoxha: Procesi i zgjerimit, investimi strategjik më i suksesshëm i BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar në Romë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Rama: Anëtarësimi në BE çështje e mirëqenies së qytetarëve

Kryeministri Edi Rama tha sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të banalizohet dhe as të perceptohet si një çështje e shkëputur nga jeta e përditshme e qytetarëve, pasi sipas tij ai lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e vendit.