Rivlerësimi i pasurisë, si të aplikoni në e-Albania

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) publikoi sot mënyrën e aplikimit në portalin qeveritar “e-Albania” për rivlerësimin e pasurive.


Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) publikoi sot mënyrën e aplikimit në portalin qeveritar “e-Albania” për rivlerësimin e pasurive.

Qytetarët duhet të identifikohen në “e-Albania”, të zgjedhin shërbimin: “Rivlerësimi i Pasurisë” dhe më pas të klikojnë “Përfaqësuesi është i njëjtë me aplikantin”.

Në faqen pasardhëse, qytetarët mund të zgjedhin pasurinë që duan të rivlerësojnë, automatikisht shtohet edhe shërbimi “Lëshim kopje kartele të pasurisë së paluajtshme”.

Në vijim ngarkohet një dokument pronësie ose aktin e ekspertimit dhe licensën e ekspertit në PDF, nëse rivlerësimin e keni kryer me ekspert të licensuar, ndërsa në faqen pasardhëse është reflektuar tarifa minimale e shërbimit, në përfundim klikoni “Dërgo”.

Tarifa e shërbimit që shfaqet gjatë aplikimit nuk është fikse, por do të përllogaritet në varësi të shumës së tatimit që do të rezultojë nga rivlerësimi: Deri në 150 000 lekë tatim tarifa është 3500 lekë; Nga 150 001 – 300 000 lekë tatim tarifa është 7 000 lekë; Mbi 300 001 lekë tatim tarifa është 10 000 lekë.

Pas përllogaritjes ose verifikimit të rivlerësimit të kryer nga eksperti i licensuar, përcaktohet tarifa e saktë e shërbimit e cila përfshihet në faturën që ju vjen në “e-Albania”.

Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) publikuan në Fletoren Zyrtare udhëzimin e përbashkët, që përcakton mënyrën e llogaritjes së bazës tatimore për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve.

Një nga rregullat kryesore të udhëzimit është se, për ndërtesat, çmimi minimal fiskal do t’i zvogëlohet 1% për çdo vit të plotë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë.

Marrë nga ATSH

Koçiu: Policia në shërbim të qytetarëve edhe në orët e vështira të protestave

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Policia në shërbim të qytetarëve edhe në orët e vështira të protestave

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar angazhimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë