Gonxhja vizitë në Universitetin e Arteve në Berlin: Forcim i lidhjeve kulturore dhe akademike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u prit në Universitetin e Arteve në Berlin, në kuadër të vizitës së tij në panairin e Turizmit, ITB Berlin 2026.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u prit në Universitetin e Arteve në Berlin, në kuadër të vizitës së tij në panairin e Turizmit, ITB Berlin 2026.

Gonxhja u prit nga presidenti i Universitetit të Arteve të Bukura në Berlin prof. dr. Markus Hilgert, dekani i Kolegjit të Arteve të Bukura, prof. dr. Jörg Heiser së bashku me kolegë të tjerë të universitetit.

Gjatë takimit u ndanë eksperienca dhe u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e artit dhe edukimit artistik.

Takimi u shoqërua edhe me një moment të veçantë artistik me interpretimin pianistike të studentes Tabea Streicher, fituese e Konkursit të Konservatorëve “Felix Mendelssohn” në kategorinë piano.

Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja tha se takimi ishte i mbushur me shumë art, dialog dhe frymë bashkëpunimi, që forcon lidhjet kulturore dhe akademike për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Shqipëria po prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026 si destinacion autentik mesdhetar. Në panair po sillet një eksperiencë që ndërthur inovacionin, kulturën, bukuritë natyrore dhe përvojat lokale, së bashku me disa bashki, 30 turoperatorë dhe biznese shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xiamen…një histori e shkruar nga deti

Qielli i kaltër, gjelbërimi i gjithandejshëm dhe deti që ndërthuret me jetën urbane. Kjo është pamja që të ofron Xiameni,…