Policia e Shtetit: Plan masash për menaxhimin e situatës së qarkullimit rrugor

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, në një konferencë për mediet, tha sot se Policia e Shtetit, menjëherë pas njoftimit për dëmtimin e aksit Librazhd-Përrenjas, ka hartuar një plan masash për menaxhimin e situatës së qarkullimit rrugor.


Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, në një konferencë për mediet, tha sot se Policia e Shtetit, menjëherë pas njoftimit për dëmtimin e aksit Librazhd-Përrenjas, ka hartuar një plan masash për menaxhimin e situatës së qarkullimit rrugor.

Sipas Ziut, Policia e Shtetit bllokoi menjëherë kalimin në këtë aks rrugor, duke devijuar qarkullimin sipas direktivave të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Ziu bëri të ditur se u hartua një plan masash i menjëhershëm për menaxhimin e lëvizjes së automjeteve.

“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, ndërprenë lëvizjen e mjeteve dhe u vunë në kontakt me ARRSH-në dhe subjektet që kryenin punimet. Po ashtu, u bë devijimi i lëvizjes së mjeteve në akse të tjera, sipas vendimmarrjes së ARRSH-së.

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve, është hartuar një plan masash i detajuar, ku shërbimet e drejtorive vendore të Elbasanit, Korçës, si dhe ato të Kufirit dhe Migracionit, morën masa të posaçme për sigurinë rrugore, duke përfshirë të gjitha mjetet që do të lëviznin drejt zonës ku ka ndodhur dëmtimi.

Për këtë qëllim u dërguan forca shtesë nga shërbimet e Policisë Rrugore, si edhe nga Njësia e Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore. Në të gjitha akset u vendosën shërbime policie 24 orë.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ka marrë masa për të orientuar në pikat e kalimit kufitar të gjithë drejtuesit e mjeteve për situatën e krijuar, duke respektuar normat dhe rregullat e përcaktuara nga ARRSH”, tha Ziu.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacion botëror

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Zvërnecit sot deklaroi se projekti i resortit turistik në zonë do…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacion botëror

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Zvërnecit sot deklaroi se projekti i resortit turistik në zonë do…