Ambasadori Alberti, takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilloi një takim me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Besmir Beja.


Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilloi një takim me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Besmir Beja.

“Një bashkëpunim dypalësh me projekte të shumta dhe nisma të reja”,shkruan ambasada italiane në rrjetet sociale.

Postimi i Ambasadës Italiane

🇦🇱| Kemi nisur punën me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Besmir Beja! Një bashkëpunim dypalësh me projekte të shumta dhe nisma të reja.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Beja, vlerësoi partneritetin e ngushtë me autoritetet italiane dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për institucionet shqiptare.

“Italia mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm strategjikë. Bashkëpunimi mes administratave tona doganore ka njohur zhvillime të rëndësishme vitet e fundit dhe synojmë ta thellojmë më tej, veçanërisht në drejtim të modernizimit të proceseve dhe forcimit të kontrolleve kundër trafiqeve të paligjshme”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, ambasadori Alberti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën doganore dhe të sigurisë kufitare, duke nënvizuar se Italia mbështet përpjekjet e Shqipërisë për forcimin e institucioneve dhe avancimin në rrugën drejt integrimit europian.

Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu mbi projekte të reja të përbashkëta mes administratave doganore të dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin me Guardia di Finanza, si dhe për rinovimin e Planit të Veprimit që synon të thellojë bashkëpunimin operacional dhe institucional mes dy anëve të Adriatikut.

Marrë nga ATSH

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…