Qëndro takim me Shoqatën e Ndërtuesve: Zero tolerancë për shkeljet e lejeve dhe kërkesave teknike të sigurisë

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Ndërtuesve.


Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Ndërtuesve.

Gjatë takimit palët u dakordësuan të fillojnë një fazë të re bashkëpunimi përmes institucionalizimit të tryezës së përbashkët si një platformë periodike ndërveprimi.

Qëndro i informoi anëtarët e Shoqatës së Ndërtuesve për reformën e re të inspektorateve, si dhe dëgjoi me vëmendje edhe shqetësimet e tyre.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk ka si prioritet parësor ndëshkimin, por parandalimin. Gjobat nuk janë qëllim në vetvete, por një mekanizëm që vihet në lëvizje vetëm pasi subjektet nuk reflektojnë në përmbushjen e detyrimeve ligjore brenda afateve të përcaktuara”, tha Qëndro, në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, IKMT do të jetë i angazhuar të mos tolerojë asnjë shkelje që cenon ose bie në kundërshtim me lejet e miratuara, por veçanërisht me kërkesat teknike të sigurisë.

Qëndro i inkurajoi që, në çdo rast, të denoncojnë çdo sjellje arbitrare dhe joetike të punonjësve të IKMT-së, duke i garantuar se ankesat do të shqyrtohen me kujdes dhe do të merren masat përkatëse sipas rastit specifik.

Lexo më shumë nga

Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës

Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi një milion turistë në 10 muaj në Berat, vjeshta sjell ture degustimi të verës

Berati është qyteti që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.