
Category: Aktualitet
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka theksuar rëndësinë strategjike të bimëve aromatike dhe medicinale për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë shqiptare.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci zhvilloi sot një takim me drejtues të lartë të Bankës Gjermane të Zhvillimit (KfW) në Frankfurt dhe Tiranë.
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka raportoi sot në Komisionin për Çështjet Europiane mbi projekt pozicionin negociues për grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni” për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren në bashkëpunim me autoritetet vendore.
Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.
Në të gjitha universitetet e vendit ka nisur sot regjistrimi i studentëve që do të ulen për herë të parë në auditorë.
Dy ndërmarrje të suksesshme me rrënjë italo-shqiptare, MELA Holding Group dhe B&B Hotels Venezia, të përfaqësuara nga sipërmarrësit Muharrem dhe Alban Salihu, ishin ndër protagonistët kryesorë në eventin prestigjioz @ItalyExpo2025Osaka, duke sjellë përvojën dhe inovacionin e tyre nën flamurin e biznesit italian.
Komisioni Rregullator shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025.
Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, të stërvitur në Shqipëri në vitin 1991, familjarë të martirëve dhe ish-pedagogët ushtarakë që kryen trajnimet e asaj kohe.
Autoriteti i Dosjeve, në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, mbajti sot, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur (30 gusht), simpoziumin me temë: “Kufiri i Shpresës dhe i Vdekjes, 1944–1991. Shkodra përballë së kaluarës.”









